E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishte dënuar për shfrytëzim prostitucioni, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tirana ka bërë ekstradimin nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Luan Fran Kola, 39-vjec, lindur në Mirditë.

Ekstradimi I tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar shtetasin Luan Kola, me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, të mbetur në tentativë" .
 

Shtetasi Luan Kola gjatë viteve 2000 - 2001, në Kurbin, ka mashtruar një shtetase, të cilën më pas e ka detyruar të ushtrojë prostitucion në rrugët e Italisë për qëllime fitimi.

Në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 15.07.2007, në Itali, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Pa mbërritjes në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›