E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhuron një automjet për Policinë e Shtetit

Tashmë ky mjet do të jetë Qendra e parë e Lëvizshme e Drejtimit dhe menaxhimit të operacioneve policore në Shqipëri. Dhurata i është bërë policisë shqiptare nga Ambasada Amerikane. Në aktivitetin e organizuar për dorëzimin e kësaj makinerie ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, u shpreh se ShBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë. Nga ana tjetër ministri i Brendshëm Bujar Nishani vlerësoi ndihmën si një kapacitet më tepër në luftën ndaj krimit.
 

“Kjo ceremoni i është organizuar nga pjesë të ndryshme të qeverisë amerikane, është një përpjekje e bashkërenduar e SHBA-ve. Nga pala shqiptare përfshin forcat e policisë së shtetit dhe ato ushtarake. Kjo makinë do të shërbejë si një qendër komande e lëvizshme. Është shumë e nevojshme që forcat të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë me njëra tjetrën dhe gjithshka do të mundësohet përmes kësaj makinerie. Përmes këtij dhurimi SHBA tregon se do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë qoftë me ndihma të vogla apo të mëdha, si dhe me trajnime të ndryshme” tha Arvizu.
 

“Shpreh falenderimet për këtë dhuratë që qeveria e SHBA-së po i bën policisë shqiptare.Kjo ndihmë është një linjë bashkëpunimi dhe asistence që SHBA përmes ambasadës në Tiranë i ka ufruar strukturave të policisë. Për një kohë të gjatë misioni ICITAP ka ofruar dhe ka pasur një rol kyc përmes ofrimit të kësaj asistence në sukseset e Policisë së Shtetit në luftën kudër korrupsionit dhe trafiqeve. Trajnimet dhe arsimimi është një ndihmë tjetër nga SHBA. Përmes kësaj ndihme i shton një kapacitet tjetër infrastrukturës për hetimin e krimit të oganizuar, qasja dhe goditja kërkon infrastrukturë moderne dhe të përparuar. Përmes këtij mjeti bëhet i mundur menaxhimi dhe drejtimi i operacioneve, është një element shumë i rëndësishëm. Motoja e Qeverisë dhe Policisë së Shtetit mbetet e pandryshuar “zero tolerancë ndaj krimit”. Kjo nuk është e lehtë, por për sa kohë kemi një nivel të mirë forcash dhe bashkëpunime të frytshme suksesi është i padiskutueshëm” theksoi ministri Nishani.

Ndihma e dhënë është një linjë bashkëpunimi dhe asistence që SHBA përmes ambasadës në Tiranë i ka ofruar strukturave të policisë në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›