Referendumi dhe Presidenti Topi
EDUARD ZALOSHNJA
Në ditët pas amendimit të Kushtetutës shqiptare, LSI-ja, partia e tretë në vend, por me distancë të madhe nga e dyta, është bërë iniciatore e një lëvizje parlamentare për kalimin e amendamenteve kushtetuese në sitën e një referendumi popullor. Duke presupozuar se ajo do jetë e suksesshme në këtë përpjekje legjislative me pak gjasa për t’u frutëzuar, një pyetje që duhet adresuar por që fare pak është analizuar në mediat shqiptare, është sesi do votonte populli në një referendum të mundshëm për amendamentet e Kushtetutës.Në qoftë se të gjithë amendamentet votohen në bllok (pra me një “Po” apo “Jo” që i aprovon ose i rrëzon të gjithë nenet njëherazi), zhvillimi i referendumit do ishte një harxhim i kotë i kohës dhe parave të votuesve/taksapaguesve - rezultati dihet pa patur nevojë të zhvillohet referendumi fare. Përderisa amendimi i Kushtetutës në tërësi ka marrë bekimin e dy partive kryesore, si dhe të një sërë partive të vogla, probabiliteti që “Jo”-ja të fitojë më shumë se 50% të votave në referendum është praktikisht zero.
Ndryshe qëndron puna në qoftë se do votohet çdo amendament një nga një. Mendja ta do se disa amendamente do pranohen ashtu siç u kaluan në Kuvend, por ama ndonjëri edhe mund të mos pranohet. Kështu, amendamenti për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sado që është kritikuar e do kritikohet nga LSI-ja dhe opinionistë të ndryshëm, nuk ka gjasa të rrëzohet në referendum. Votuesit e thjeshtë janë lodhur tashmë nga Dushku, nga të fortët që kanë shkuar deri më sot në Kuvend, e nga partitë e vogla grindavece. Si rrjedhojë, mendja ta do se ata do votojnë në masë për sistemin spanjoll, i cili i eliminon këto dukuri. Për më tepër, shumica e shqiptarëve që votojnë do ndjekin si zakonisht udhëheqësit e dy partive më të mëdha, të cilët në këtë rast konvergojnë në preferencën e tyre për sistemin zgjedhor.
Edhe nenet që kanë të bëjnë me mocionin e besimit dhe mosbesimit të Kryeministrit, apo me kufizimin e mandatit të Kryeprokurorit, si zor të rrëzohen në referendum. Kjo për arsyen e thjeshtë, se në dhjetë vjetët që nga aprovimi i Kushtetutës, rënia e pesë qeverive në mes të mandatit dhe ndërrimi i kryeprokurorëve kanë qenë traumatike dhe frenuese për funksionimin e administratës shtetërore dhe të ekonomisë. Dhe votuesit e thjeshtë i kanë ndjerë pasojat e instabilitetit në kurrizin e tyre më tepër se disa politikanë e opinionistë... Për më tepër, sado që të përpiqet LSI-ja dhe kritikët e tjerë të këtyre amendamenteve të shpjegojnë të këqijat e fuqizimit të postit të Kryeministrit, votuesit që votojnë për z.Berisha nuk shohin ndonjë të keqe nga kjo gjë, ashtu siç nuk shohin edhe ata që votojnë për z.Rama. Dhe të dyja palët së bashku përbëjnë më shumë se 50% të votuesve.
Po për amendamentin rreth zgjedhjes së presidentit, si do të votohet në një referendum të mundshëm? Këtu puna mund të ndryshojë. Së pari, çdo votuesi mund t’i preket sedra kur të lexojë pyetjen nëse dëshiron që presidenti të zgjidhet nga ai e miliona të tjerë si ai, apo nga Kuvendi. Në fakt, në sondazhin e fundit të zhvilluar nga NDI-ja, 71% e të anketuarve shprehën preferencën që Presidenti të zgjidhej drejtpërdrejt nga populli.
Një faktor tjetër që mund të ndikojë për votimin pro alternativës së zgjedhjes së Presidentit nga populli, është edhe popullariteti që gëzon z. Bamir Topi, okupanti aktual i zyrës presidenciale. Në të gjithë sondazhet e fundit, si në ato që janë kritikuar nga e majta, edhe në ato që janë kritikuar nga e djathta, z. Topi ka qenë në majën e politikanëve të pëlqyer nga të anketuarit. Kështu, në sondazhin e sipërcituar, ai kryesonte listën e politikanëve më të favorizuar, me plot 76%. Dhe meqenëse votimi i amendamentit për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit do ishte në një farë mënyre një referendum i tërthortë për vetë z. Topi, gjasat janë që ai të marrë një pjesë të mirë të votave të të djathtëve, votat e të lëkundurve, si dhe votat e majta anti-Rama. E si rrjedhojë, alternativa për zgjedhjen e presidentit nga populli mund të kalojë në referendum pragun magjik 50%.