Oketa: Reformë e thellë në Ministri e Shtab
Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura pritet të përfshihen nga një reformë e thellë strukturore.
ADI SHKEMBI
Paralajmërimi ka ardhur nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, në ditën e përkujtimit të dëshmorëve të kombit. I pyetur nga gazetarët lidhur me arrestimet e fundit për ngjarjen e Gërdecit dhe reformimin e strukturës që drejton, Oketa tha se shumë shpejt do të ketë një ministri dhe një shtab të përgjithshëm, të cilët nuk do të kenë më struktura paralele. “Do të ketë një ristrukturim të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi është një strukturë pak e fryrë me dy struktura paralele, në sensin se në Shtabin e Përgjithshëm dhe në Ministrinë e Mbrojtjes ka persona dhe drejtori që kryejnë pak a shumë të njëjtat funksione”, u shpreh dje ministri Oketa. Ndërkohë që, sipas tij, një tjetër arsye e fortë që bën të domosdoshme ristrukturimin e këtyre dy institucioneve është edhe ngjarja e Gërdecit. “Jo thjesht për faktin se ajo që ka ndodhur në Gërdec do të shërbejë si një pikënisje, për të korrigjuar gjërat që nuk kanë funksionuar, por edhe për arsye të tjera”, u shpreh më tej Oketa. Ndërkohë, i kontaktuar nga gazeta “Panorama” lidhur me ristrukturimin që pritet të ndodhë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, Oketa tha se ende nuk ka një rezultat përfundimtar të këtij ristrukturimi, teksa nuk pranoi të fliste me shifra. “Nuk mund të flitet akoma me shifra për faktin se mund të ketë drejtori në të dyja institucionet, ku edhe pse mund të shkrihet njëra, punonjësit e asaj që shkrihen mund t’i bashkohen drejtorisë tjetër”, u shpreh Oketa. Ministri i Mbrojtjes bëri gjithashtu të ditur se ideja e kësaj reforme është pikërisht që nga koha kur këtë institucion e drejtonte Fatmir Mediu, ndërkohë që bëri të ditur se një reformë e tillë do të jetë gati për një periudhë 30 deri në 60 ditë. Në të njëjtën kohë, Oketa iu përgjigj interesimit të mediave edhe për arrestimet e fundit në Ministrinë e Mbrojtjes. “Arrestimet janë kryer nga organet përkatëse dhe si ministër i Mbrojtjes, mund të deklaroj se do të mbështes të gjitha ato hetime, të cilat ndihmojnë në zbardhjen e çdo të vërtete, qoftë për tragjedinë e Gërdecit, apo për ngjarje të ndryshme”, u shpreh ministri Oketa pak pas ceremonisë së djeshme. “Gjithçka është kryer nga organet përkatëse dhe theksoj se si Ministri e Mbrojtjes, do të jemi transparentë në maksimum për çdo lloj procesi”, theksoi ai. Sipas ministrit Oketa, ngjarja e Gërdecit nuk mund të quhet aksident, por janë organet përkatëse që do të thonë fjalën e fundit. “Ashtu siç kam deklaruar më parë, kjo është një ngjarje e rëndë, e cila nuk duhet të emërtohet thjesht si një aksident banal, si një aksident i thjeshtë rrugor”, tha ai.