Piratët dublojnë faqen zyrtare të Kryeministrisë
Më parë kishte ndodhur që faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave, ku njoftohen aktivitetet e qeverisë, të mos hapej për shkak të depërtimit në të, të viruseve të ndryshme.
Adi Shkembi
Por asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që paralelisht me këtë faqe, nga piratët e internetit të hapej një faqe tjetër, në dukje e ngjashme me të parën, por në përmbajtje shumë e ndryshme nga faqja zyrtare. Kështu, rreth mesditës së djeshme, në adresat elektronike të gazetarëve ka qarkulluar një email, sipas të cilit adresa zyrtare e faqes së Këshillit të Ministrave do të ishte www.keshilliministrave.org, ndërkohë që deri tani adresa zyrtare e këtij institucioni ka qenë www.keshilliministrave.gov.al. Duke hapur këtë email mund të shikoje adresa të gazetave, por edhe të aktorëve të “Portokallisë” si Elvis Pupa e Amarda Toska. Duke klikuar në adresën e parë, një pjesë e saj është thuajse e njëjtë me faqen zyrtare, ku në krah të majtë është një fotografi e Kryeministrit Berisha, e përdorur gjerësisht në fushatën elektorale të vitit 2005, dhe pak më poshtë saj është një fotografi e kabinetit qeveritar. Por komikja në këtë sit qëndron pikërisht në krahun e djathtë të faqes së internetit, ku mund të shikosh lajme të tilla, si një padi e ngritur nga invalidët për Bashkinë e Tiranës dhe shoqatën e transporteve, apo një lajm sipas të cilit ish-kryeministri Nano do kthehet në shtator. Lajme të tilla ka edhe për Microsoft-in, referendumin e Metës apo konferencën e fundit për shtyp të ish-ministrit Mediu. Gjithsesi komikja nuk përfundon këtu. Duke klikuar mbi fotografinë e Kryeministrit Berisha mund të njihesh me CV-në e tij, tashmë jo ajo zyrtare, por e variantit pirat. Në këtë faqe mund të gjesh foto të kreut të qeverisë me ish-udhëheqësin e Gjermanisë, Hitlerin, të veshur me rroba ushtarake, apo portretin e tij të stampuar mbi kartmonedhat shqiptare. Kështu, sipas kësaj CV-je, Berisha ka lindur në Kavajë, e cila më pas do të ishte dhe zona e tij elektorale dhe shumë shpejt ai u përfshi në grupet rinore, komuniste, demokratike, antifashiste. Më pas tregohet njohja e tij me ish-diktatorin Hoxha, krijimin e partisë “Komuniste e Reformave Demokratike” sh.p.k si dhe largimin e tij përkohësisht nga politika dhe marrjen me mjekësi. Sipas kësaj faqe, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Berisha njihej me pseudonimin “kryeministri” dhe për trimërinë dhe vetëmohimin e treguar ndër beteja iu dha grada madhore e gjeneral-kolonelit, të cilën Sali Berisha e refuzoi në mënyrë të parevokueshme. Pas lufte, e cila u fitua nga maxhoranca, lindi nevoja e krijimit të një qeverie. “Togeri i xhenjos Enver Hoxha propozoi emrin e komandantit Berisha për postin e kryeministrit, ose të presidentit, ose kryetarit të partisë. Por profesori dhe doktori i ardhshëm kishte plane të tjera dhe nuk i interesonte politika. Berisha kishte pasion mjekësinë, të cilës iu përkushtua plotësisht”, thuhet më tej në këtë faqe. “Por, ndërsa vitet kalonin, vendi vuante nën diktaturën e Enverit. Nuk ishte kjo Shqipëria për të cilën ai kishte luftuar. Atëherë Saliu i vuri vetes një qëllim. Të eliminonte shokun e tij të luftës, Enver Hoxhën dhe të shpejtonte reformat e kërkuara nga BE”, vijon më tej CV e Kryeministrit Berisha. Sipas këtij versioni, kreu i qeverisë duke shfrytëzuar sëmundjen e diktatorit, doktor Berisha, kërkoi të caktohej mjek i Enver Hoxhës. Duke qenë pranë tij, ai kishte mundësi ta eliminonte, edhe pse kështu ai shkelte betimin e Hipokratit. Por dr.Berisha nuk arriti ta përfundonte misionin e tij fisnik, pasi në prill të 1985, Enver Hoxha vdiq vetë. Pas vdekjes së diktatorit, Berisha shpresonte se presidenti i vendit, Ramiz Alia, do të nderte reforma në drejtësi dhe heqjen e regjimit të vizave me Maqedoninë (dy ndër çështjet aktuale në vend tani). Por i zhgënjyer nga presidenca e Alisë, Berisha krijoi partinë e tij, duke u bërë fillimisht president, kryetar partia dhe së fundi kryeministër. “Prof.dr. Sali Berisha flet mjaft mirë frëngjisht, anglisht, amerikanisht, venezualisht, vertikalisht dhe samitisht”, thuhet në fund të CV së kryeministrit Berisha.
Reagimi i Kryeministrisë
Por pas mësimit të këtij informacioni, Këshilli i Ministrave ka reaguar zyrtarisht dhe ashpër për dublimin e faqes së kryeministrit. “Departamenti i Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Këshillit të Ministrave u rithekson të gjitha medieve të shkruara dhe elektronike se adresa e faqes zyrtare të internetit të Këshillit të Ministrave është www.km.gov.al. Të gjitha informacionet dhe njoftimet zyrtare si dhe materialet multimediale që publikon Departamenti i Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun janë të disponueshëm vetëm në këtë adresë interneti”, thuhet në deklaratën për shtyp. Sipas Këshillit të Ministrave “përdorimi nga çdo faqe tjetër interneti i të dhënave dhe fotove të regjistruara të faqes zyrtare të Këshillit të Ministrave, në kundërshtim të plotë me ligjin, përbën spekulim të turpshëm dhe cenon imazhin e Shqipërisë dhe tërë shqiptarëve. Departamenti njofton se ka kontaktuar organet përkatëse hetimore dhe se do të kërkojë të merren të gjitha masat ligjore për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve”.