E Shtunë, 31 Tetor 2026

kspertët e Prokurorisë hetojnë te MEICO kontratën me Devirolin

MEICO dhe Delijorgji kanë bërë trafikun e fishekëve që AEY dhe Deviroli i çonin në Afganistan për llogari të Pentagonit.

Dyshimi këtë radhë vjen nga ekspertët e Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët kanë kaluar këto ditë në sitë tërë dokumentacionin e marrëveshjes MEICO-AEY. Më herët ka qenë media që ka dhënë sinjalet e para për trafikun me fishekët e kontraktuar për t’u demontuar nga kompania SAC, të cilët përfundonin në Afganistan si municione luftarake. Hetimet e grupit të ekspertëve janë duke siguruar provat e para se biznesmeni Kosta Trebicka është përjashtuar nga procesi i paketimit të municioneve sipas kontratës me AEY dhe është zëvendësuar nga Delijorgji, i cili nuk ka bërë thjesht ripaketim municionesh, por i ka imponuar Devirolit sasinë e fishekëve të marra nga MEICO për demontim. Gjatë kontrollit në librin e llogarisë dhe atë të kontabilitetit financiar të ndërmarrjes, ata kanë konstatuar një sërë shkeljesh lidhur me afatin dhe saktësinë e shlyerjeve që Deviroli detyrohej sipas kontratës. Pavarësisht manovrave abuzive, ekspertët kanë vërejtur se ndërhyrja e Delijorgjit, në procesin e eksportit të fishekëve, nuk ka kaluar pa lënë gjurmë në balancimin e veprimeve kontraktore. Nga verifikimi që ata i kanë bërë mënyrës së shlyerjes që AEY bënte për MEICO-në gjatë kohës kur ishte në lojë Trebicka dhe asaj pas largimit të tij, kanë konstatuar një sërë mospërputhjesh. Sipas tyre, futja forcërisht në proces e nënkontraktorit misterioz, ka ndryshuar edhe skemën e shlyerjeve financiare ndërmjet palëve. Kontrolli i mëtejshëm i faturave, ka përforcuar dyshimin për trafik dhe ka siguruar provat e para për protagonistët e aferës. Sipas të njëjtit burim, Trebicka është detyruar ta lërë kontratën në mes, pas një manovre të MEICO-s me Delijorgjin, i cili i ka rishitur AEY-së fishekët që kishte blerë nga MEICO për demontim. Diferenca e çmimeve të fishekëve për skrap dhe atyre për municion luftarak, ka qenë thelbi i kësaj afere abuzive.                               fa ma

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›