Formulari A2, gati në fund të muajit
Formulari A2 do të jetë gati në fund të majit. Këtë bën me dije Ministra e Arsimit. Sipas këtij dikasteri, nuk do të ketë ndryshime rrënjësore, por vetëm një formulim më të thjeshtë.
Me anë të formularit A2 kandidatët për në shkollë të lartë do të zgjedhin 10 degët e preferuar të universiteteve. Sakaq në të gjitha drejtoritë arsimore të rretheve në vend po zhvillohen takime me specialistët, të cilët do të udhëzojnë nxënësit në plotësimin e formularit A2. Në ndryshim nga viti i kaluar, ku mjaft maturantë janë skualifikuar nga e drejta e studimeve për shkak të moszgjedhjes së duhur të degëve, këtë vit është përcaktuar që përveç konsultimeve me mësues të shkollave përkatëse, të dërgohen dhe specialistët në rrethe për të informuar nxënësit. Kjo fushatë, e cila po zhvillohet përmes Këshillimit të Karrierës, do të kryhet përgjatë të gjithë muajit maj, kohë në të cilën pritet të nisë dhe plotësimi i formuarit A2 (për përzgjedhjen e degëve universitare).