E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi grek për planin e shpëtimit, bursat në rënie të lirë

Frika e dështimit të referendumit grek ka shkaktuar rënie në të gjitha bursat e Europës. Referendumi që u është propozuar grekëve nga kryeministri Papandreu ka të bëjë me planin e shpëtimit të mbështetur nga BE. Frika e refernedumit grek është reflektuar në rënien drastike të bursave europiane mëngjesin e sotëm. Frankurti ka humbur 3,88%, Parisi –  3,65%, Madrid – 3,56% dhe Londra – 2,36%, Milano -4,68% dhe Athina – 6,86%.

Referendumi, krizë e re në Eurozonë?

Njoftimi i kryeministrit grek Papandreu për të organizuar një referendum për shpëtimin e Greqisë rrezikon të rëndojë akoma më shumë krizën e borxheve në Europë. Duket si një lëvizje për tu tërhequr nga marrëveshja e arritur, ka thënë kreu i grupit parlamentar të liberaldemokratëve gjermanë, Rainer Bruederle. Sipas sondazheve të deritanishme, grekët do ti thonë JO planit europian të shpëtimit.

Edhe Sarkozi konteston referendumin

Vendimi i Greqisë për referendumin është iracional dhe duke e parë nga situata në të cilën ndodhet vendi, edhe i rrezikshëm. Ky është opinioni i presidentit francez pas njoftimit të Athinës për referendumin mbi ratifikimin e planit të shpëtimit.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›