Vaslav Klaus: Vendi juaj ka një mik të mirë në Çeki

Presidenti i Republikës Çeke Vaslav Klaus, ka promovuar dje në mjediset e Hotel “Rogner”, librin e tij, “Planeti blu në vargonj të gjelbër”, i sjellë në gjuhën shqipe përmes përkthyesit, Adriatik Shtino.
“Cila rrezikohet: klima apo liria?”, ka ngritur pyetjen e tij Presidenti Çek, Vaslav Klaus, në nëntitullin e librit të botuar në gjuhën shqipe, me mbështetjen e “Institutit të Studimeve Ndërkombëtare”, duke bërë njëherazi një parantezë, midis “lirisë njerëzore” dhe “ngrohjes globale”.
Si njohës i mirë i çështjeve globale mbi ambientalizmin, nga parathënia e librit “Planeti blu në vargonj të gjelbër”, Klaus shkruan se, “Jetojmë në kohë të çuditshme. Një dimër veçanërisht të ngrohtë, pa folur për tendenca afatgjata, si për shembull, gjatë gjithë shekullit të 20-të, kur u regjistrua rritja mesatare e temperaturës në botë, me 0.6 gradë C”, duke bërë kështu një “thirrje” përmes librit të tij për zbatimin e masave radikale për mbrojtjen e mjedisit.
Fjalën nga paneli, më tej, e mori ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili është njëherazi edhe Kryetar i Bordit të “Institutit të Studimeve Ndërkombëtare”, ku theksoi se libri do të gjejë mbështetje te lexuesi shqiptar. Unë vetë, nuk jam njohës i mirë i mjedisit... por më lejoni të them që Klaus e di për çfarë flet. Ai na mëson praktikën e tij më se 30-vjeçare në çështjet e ambientalizmit”.
Presidenti çek, Klaus, u shpreh se është hera e parë që vjen në Shqipëri dhe se “Vendi juaj ka një mik të mirë në Çeki”.
...