E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve Michael Granoff

“Qeveria do të vazhdojë të mbështesë sektorin privat me një sërë projektesh”

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve.

Kryeministri Berisha dhe Granoff diskutuan për projektet e reja të Fondit Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrjeve në Shqipëri. Granoff e cilësoi si shumë të suksesshëm aktivitetin e Fondit në këto vitet e fundit dhe u shpreh se bashkëpunimi dhe përkushtimi i këtij Fondi në projekte të tjera do të jetë edhe më i madh në të ardhmen.

Kryeministri Berisha e falënderoi Granoff për vizitën dhe kontributin që Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve ka dhënë në Shqipëri nëpërmjet përkrahjes dhe mbështetjes së sektorit privat me një sërë projektesh.

Kryeministri Berisha i garantoi Granoff mbështetje të fuqishme të mëtejshme nga qeveria e tij për realizimin projekteve të reja dhe finalizimin me sukses të atyre të filluara.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›