E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma e Policisë Gjyqësore,kthehet struktura e hetuesisë

• Reforma në organin e akuzës pritet të rikthejë në fjalorin e drejtësisë penale termin...Trazhgim Sokolaj... hetuesi për të përkufizuar një strukturë të njohur deri më tani si Policia Gjyqësore. Në fakt nuk bëhet fjalë për një aparat të ngjashëm as në organikë, në status, varësi apo qëllime me hetuesinë që ka ekzistuar dikur në Shqipëri. Bëhet fjalë për statusin e ri që Policia Gjyqësore do të ketë në raport me Prokurorinë. Burime zyrtare nga kjo e fundit janë shprehur se, ideja mbizotëruese është që Policia Gjyqësore të “largohet” nga Prokuroria dhe të vendoset në ministritë e linjës. Përshembull, oficerët gjyqësorë të Policisë së Shtetit që deri më tani kanë punuar brenda organikës së organit të akuzës edhe pse kanë qenë në varësi të Ministrisë së Brendshme, pritet të vendosen pranë këtij dikasteri. Po kështu pritet të ndodhë edhe me oficerët gjyqësorë, që hetojnë krimet e parashikuara nga Kodi Penal Ushtarak, të cilët pritet të rikthehen pranë Ministrisë së Mbrojtjes. E njëjta gjë është parashikuar të ndodhë edhe me OPGJ-të që varen nga Ministria e Financave por që kanë ndjekur krimet e doganave dhe tatimeve duke qenë pjesë e Prokurorisë.Reforma e akuzësPak kohë më parë Kryeprokurorja Ina Rama shpërndau një pyetësor në të gjitha prokuroritë e vendit, në të cilin kërkonte mendim nga prokurorët dhe hetuesit mes të tjerave edhe për statusin që duhet të ketë Policia Gjyqësore. E gjitha kjo erdhi pas kritikave të ashpra që Prokurorja e Përgjithshme bëri në adresë të Policisë Gjyqësore. Ajo akuzoi këtë strukturë se kishte shkaktuar zvarritjen dhe ngecjen e hetimeve në dhjetëra raste. Më të rëndat ishin ato të krimeve kundër personit si vrasjet, tentativat e vrasjeve apo plagosjet me armë zjarri. Ina Rama dha publikisht mesazhin se Policia Gjyqësore për shkak të problemeve të konstatuara në punën e saj duhej reformuar. Në përgjigjet e pyetësorit të shpërndarë nga Prokuroria e Përgjithshme, sipas burimeve të akuzës vihet re diversion mendimesh. Ka prokurorë dhe hetues që mendojnë se Policia Gjyqësore duhet të ketë statusin aktual, ndërsa pjesa dërrmuese e të pyeturve mendojnë se ajo duhet të ndryshojë. Sipas tyre, Policia Gjyqësore duhet të vendoset në institucionet me të cilat ka ndërtuar marrëdhëniet e punës në mënyrë që kontrolli ndaj kësaj strukture të jetë më i fortë dhe të shmanget varësia e dyfishtë, pasi oficerët gjyqësorë që varen nga ministritë ose nga policia, praktikisht deri më tani gjithë veprimtarinë e tyre e kanë ushtruar brenda Prokurorisë.          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›