Reforma e shëndetësisë, privatizim dhe shtim shërbimesh
Viti i ardhshëm do të jetë fillimi i një reforme në shëndetësi. Ndërsa pacientët presin ndryshime të mëdha, specialistët e shëndetësisë projektojnë dhe vizatojnë ide, të cilat do të sjellin përmirësimin dhe shpëtimin e madh; qendra më të mira shëndetësore, më shumë rregull dhe më pak mungesa.
Një ditë pas dhënies së miratimit zyrtar nga Ministria e Financave për kalimin e fondeve të spitalit nën mbikëqyrjen e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, është dhënë panorama e parë për sa u takon ndryshimeve të pritshme në vitin 2009. Zbatimi i reformës pritet të sjellë përmirësim të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, që ofrohen nëpërmjet mirëmenaxhimit të kapaciteteve ekzistuese njerëzore, financiare, materiale, synimit drejt privatizimit të shërbimeve ndihmëse, si dhe financimit të shërbimeve të reja. Rritja e shkallës së mbledhjes së të ardhurave dytësore dhe krijimi i hapësirave të nevojshme për përdorimin e tyre, është një tjetër risi e reformës spitalore.
Përcaktimi i një pakete bazë shërbimesh, e cila duhet të jetë reale, brenda burimeve të vlefshme financiare në dispozicion, e përshtatshme për përdoruesit, do të ofrohet në çdo kohë dhe do të respektojë llojin e institucionit spitalor. Sfidë e reformës shëndetësore mbetet edhe përcaktimi i standardit të kërkesave për spitalet, lidhur me infrastrukturën mjekësore, stafin e profesionistëve, pajisjet dhe mjetet diagnostikuese për nivelin sekondar, por dhe zbatimi i protokolleve të miratuara të trajtimit spitalor sipas shërbimeve. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor konsideron se autonomia e spitaleve është një domosdoshmëri për efikasitetin e skemës së sigurimeve shëndetësore, e cila pritet të përfshijë 42 spitale në vend në 1 janar 2009. Reforma financiare në shërbimin spitalor konsiston në shndërrimin e spitaleve në institucione shëndetësore autonome, me pavarësi juridike, administrative dhe financiare. Spitali do të ketë një kontratë 1-vjeçare me sigurimin shëndetësor. Do të përfaqësohet nga drejtori, i cili kontrakton me çdo pjesëtar të stafit të institucionit. Reforma financiare konsiston në informatizimin e aktivitetit mjekësor dhe financiar, sipas shërbimeve, duke pasur mundësi në llogaritjen e kostos së shërbimeve spitalore, në aplikimin e indikatorëve vlerësues të performancës. Sipas specialistëve të Kujdesit Shëndetësor, rritja e shkallës së shfrytëzimit të spitaleve, nëpërmjet zhvillimit të metodave të reja të pagesës, por dhe rritja e të ardhurave nga pagesat e kontributeve të sigurimeve shëndetësore, janë ndër risitë e pritshme të reformës spitalore. Fondet spitalore do të kalojnë nën administrimin e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, në projektbuxhetin e vitit 2009 është parashikuar të ndërmerret një reformë në sektorin e shëndetësisë, ku për herë të parë spitalet lidhen drejtpërdrejt me produktet që do të ofrojnë, pra me shërbimet ndaj klientit. "Ne kemi kaluar fondet e të gjitha spitaleve nën administrimin, ndjekjen dhe ekzekutimin e ISKSH-së", tha ministri i Financave, Bode. Sipas tij, reforma në shëndetësi duhet të ndërmerret jo më vonë se fillimi i vitit të ardhshëm dhe synon që të gjitha produktet e ofruara dhe shërbimet nga rrjeti spitalor të jenë produkte të blera nga ISKSH-ja. "Kjo synon një pavarësi më të madhe të përdorimit të fondeve nga vetë spitalet, nga vetë shërbimi spitalor në të gjitha nivelet. Gjithashtu përbën instrumentin bazë të përmbysjes së gjendjes aktuale në sektorin e shëndetësisë, gjendje e cila nuk është përmirësuar siç pritej, edhe pse fondet janë rritur ndjeshëm në 3 vitet e fundit", sqaroi ministri.
Reforma
Kujdesi Shëndetësor, fondi
i madh i gjithë spitaleve
Reforma në sektorin e shëndetësisë ka të bëjë me spitalet, të cilat lidhen drejtpërdrejt me produktet që do të ofrojnë. Financat i kanë kaluar fondet e të gjitha spitaleve të republikës nën administrimin, ndjekjen dhe ekzekutimin e ISKSH-së. Pra synon që të gjitha produktet e ofruara dhe shërbimet nga rrjeti spitalor të jenë produkte të blera nga ISKSH-ja përmes kostimit të të gjitha shërbimeve që ofrojnë spitalet. Kjo përbën instrumentin bazë të përmbysjes së gjendjes aktuale dhe do të thotë një rritje të pavarësisë së spitaleve për të përdorur fondet publike në lidhje me nevojat që kanë. E gjitha kjo është një mundësi më e madhe për të inkurajuar përdorimin e kësaj skeme për shpërblimin më të mirë të mjekëve të aftë dhe me përvojë, për të minimizuar ryshfetin dhe korrupsionin në sistemin spitalor e për të rritur modernizimin e spitaleve.