Reforma, me pak aktore ne Teatrin Kombetar
Anisa Ymeri
Me pak aktore ne Teatrin Kombetar! Kjo eshte nje prej atyre pikave te rendesishme qe renditet ne nisje te draft-propozimit te reformes institucionale qe ka mberritur dite me pare edhe ne Teatrin Kombetar. Ajo qe pohohet me siguri nga burime ne teater eshte fakti se keto dite ka pasur mjaft takime te drejtuesve me artistet dhe ne fillim te javes qe vjen, ata do te kene edhe reagimet e tyre zyrtare.
E zeze mbi te bardhe shkruhet: "Drejtori i TK-se duhet te rishikoje trupen artistike, duke synuar uljen e numrit te trupes se artisteve ne 28, nga 32 qe jane aktualisht". Fajton Dragoshi, drejtor i Artit dhe Letrave ne Ministrine e Kultures, pak dite me pare u shpreh: "Ka tension nder artiste, por ne fakt kjo reforme nuk i prek artistet".
Po cfare mendojne artistet per kete ceshtje?! Aktori Ndricim Xhepa shprehet: "Nese kjo eshte vertet nje reforme, e cila kerkon te ndreqe problemet, pse duhet qe te percaktoje ne kete draft se duhet te shkurtohen 4 vende, pra te hiqen 4 persona nga trupa e artisteve?!". "Ajo qe eshte e rendesishme, vijon me tej Xhepa, eshte te afrohen artiste te afte ne teater ose te shkurtohen te paaftet. Ky numri 4 duket si menyre mekanike e te vepruarit, si per te hequr 4 rroga". Me te drejte, ata bejne pyetjen pse duhet te largohen 4 artiste dhe jo 5 apo 3? Por, ajo cka Xhepa s'mund te mos e permende eshte edhe fakti se "ne nje kohe kur kerkohet te ulet numri i artisteve, kerkohet qe te kete nje rritje te numri te premierave, dhe me kaq aktore kjo s'mund te arrihet", perfundon ai.
Draft-propozimi, i cili prej ditesh ndodhet ne duart e personave qe direkt "preken" prej tij ka nje sere pikash, qe jane teper te diskutueshme. Jo vetem numri i artisteve qe duhet te largohen nga teatri, por edhe pikepyetje mbi kategorite e tyre. Si edhe nje tjeter pike shume debatueshme, qe eshte Bordi Artistik dhe perberja e tij.
Absurditeti ne teater, sipas asaj qe shkruhet ne draft, eshte edhe fakti se ka 20 aktore te pare, 4 te dyte dhe 9 te trete.
Ndersa sa i takon Bordit Artistik, thuhet se duhet te rifreskohet. E per kete jane gati te gjithe dakord, edhe ata qe heshtin. Por, sipas aktorit Ndricim Xhepa: "Kam qene e jam prej atyre qe perhere kane menduar se kryesisht bordi duhet te perbehet nga anetare te jashtem, por nese ligji e percakton se bordi duhet te kete 7 anetare, pse te mos jene 5 te jashtem dhe 2 figura te rendesishme te teatrit qe jane te brendshme dhe qe jane personalitete qe i njohin shume mire problemet e teatrit".
C'parashikon reforma ne TK
Trupa artistike: Drejtori i TK duhet te rishikoje trupen artistike, duke synuar a) Uljen e numrit te trupes se artisteve ne 28 nga 32 qe ka aktualisht dhe b) Perafrimin e raportit mes aktoreve te I, II, III, ku aktoret e kategorise se pare nuk duhet te kalojne shifren e 25-30% dhe c) Te ndaloje kontratat e perhershme me te gjithe artistet nen nje moshe te caktuar, duke lene vetem nje numer te limituar te aktoreve me kete tip kontrate.
Bordi Artistik: Gjykojme se duhet rifreskuar me emra artistesh qe i perkasin nje gjenerate qe ka ndjeshmeri me te larte per zhvillimet bashkekohore ne fushen e artit skenik. Duhet te kene te pakten 7 anetare.
Drejtori artistik/regjisor: Propozojme qe regjisoret duhet te jene te angazhuar me kontrate te vleres artistike. Por nje profesionist regjisor i nevojitet teatrit per te ndertuar dhe ndjekur proceset realizuese te veprave dhe ne gjykojme qe kjo pune zgjidhet duke hequr "drejtorin e trupes artistike" me "drejtorin e drejtorise artistike/Regjisor"
Kontratat e punes: TK duhet te bashkepunoje me MTKRS dhe palet e tjera te interesuara per te rishikuar te gjitha kontratat e punes me punonjesit e drejtorise artistike. Duke iu referuar praktikes nderkombetare, duhet te lidhen kontrata 3-4 vjecare, por jo me te gjata.
Ndricim Xhepa: Reformat nuk behen me numra
Aktori Ndricim Xhepa, i cili padyshim qe si te gjithe artistet e tjere te teatrit ka qene ne kontakt me draft-propozimin per reformen edhe ne Teatrin Kombetar, tregon se ka ceshtje qe nuk shkojne ne te. Pikepyetja e madhe, sipas tij, eshte ajo e drejtorit artistik. "Pse duhet te percaktohet qe te jete nje regjisor, shprehet Xhepa. Ai duhet te jete personalitet absolutisht, por mund te jete cfaredo tjeter, jo vetem regjisor, por skenograf, dramaturg, aktor etj. E rendesishme eshte biografia e tij artistike. Ne kete pike s'duhet te tolerojme, pasi ai duhet te jete vertet kaliber ne ate qe ben". Nje tjeter pike teper e rendesishme, e cila me gjase ka ngjallur jo pak debat ne teater keto dite, eshte numri kater. "Pse duhet te jene 4 dhe jo me shume apo me pak..., shprehet Xhepa. Per mua, duhet te vijne apo te largohen ata qe nuk jane te afte, dhe jo te permendet nje numer, qe duket veprim mekanik, thjesht per te hequr 4 rroga nga xhepi i shtetit", shprehet Xhepa.
Dragoshi: Nuk preken artistet
Pas zhurmes se madhe qe u krijua me mberritjen e draft-propozimit per reformen ne Teatrin e Operes, zyrtarisht nga Ministria e Kultures u leshua deklarata: "Nuk do te preken artistet" nga kreu i Drejtorise se Arteve dhe Letrave ne MTKRS, Fatjon Dragoshi.
Shpesh pas fjales reforme fshihen shkurtime te vendit te punes, qe ne rastin e Teatrit Kombetar, jane kerkuar haptazi. Por dite me pare, Dragoshi u shpreh: "Nje gje duhet theksuar me ze te larte. Te vetmit njerez qe praktikisht ky draft nuk i prek drejtperdrejt, jane artistet. Rishikimi i ligjit ka te beje me shume me filozofine e drejtimit te nje institucioni dhe ajo qe quhet reforme institucionale, gjallerimi i jetes ne keto teatro, praktikisht ka parasysh te drejtat e autorit, qe jane nje e ardhur me shume per artistet. Pra, artistet "preken" vecse pozitivisht, u shpreh Dragoshi.