E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti-Liga e Kampioneve

Si për ironi të fatit historia përsëritet. Pas sfidës së dyfishtë në sezonin e kaluar Roma dhe Mançester Junajtid do të ndeshen sërish në Ligën e Kampioneve. Ky ka qënë verdikti i shtëpisë së futbollit evropian në Nion ku janë mësuar edhe çiftet çerekfinaliste të kompeticionit më të rëndësishëm në evropë. Sezoni i kaluar ishte “tragjik” për skuadrën e Luçiano Spaletit pasi pësoi jo pak por shtatë gola në “Old Traford”, rezultat që kishte vite që nuk vihej re në ndeshjet me elimimin direkt. Tashmë verdhekuqtë do të kenë mundësinë për t’u hakmarrë dhe gjërat nuk janë si në sezonin e kaluar. Roma është më e pjekur dhe në një formë më të mirë se vjet, por gjithmonë duhet patur kujdes pasi Mançesteri i këtij viti ka treguar se është spektakolar ashtu si edhe në sezonin e kaluar. Arsenal-Liverpul, e para në evropë  Një sfidë tjetër në të cilën spektakli është i garantuar është ajo mes Arsenalit e Liverpulit. Të dyja skuadrat do të ndeshen për herë të parë në një kompeticion evropian. Por ndeshja e 2 prillit në Londër do të jetë e 200-ta në 114 vjet. Ashtu si edhe në ndeshjen Roma-Mançester, ironia e fatit ka bërë që mes dy ndeshjeve vajtje ardhje, skuadrat të ndeshen edhe në kampionat, në 5 prill. Ndër sfidat më interesante mes të dyja skuadrave mund të përmendet, fitorja e Arsenalit 2-0 në  vitin 1989 ndeshje në të cilën “topçinjtë” arrinin ti merrnin titullin vetëm në javën e fundit Reds-ave dhe gjysmëfinalja e kupës së Anglisë që është luajtur katër herë vetëm nëntë vite më vonë. Shorti duket se i ka buzëqeshur, të paktën në letër, Barcelonës e Çelsit që do të përballen respektivisht kundër Shalkes dhe Fenerbaçes. Katalanasit e Frenk Rajkard edhe pse jo në një formë të mirë në ndeshjet e fundit do të bëjnë gjithçka për mos ta humbur mundësinë për të kaluar në gjysmëfinale. Nga ana tjetër Shalke edhe pse e di që ka përballë një skuadër shumë të fortë do t’i provojë të gjitha mundësitë sepse nuk ka se çfarë të humbasë. Skuadra surprizë e këtij sezoni Fenerbaçe (për herë të parë në historinë e saj në çerekfinale) do të përballet me anglezët e Çelsit, skuadër e cila sipas specialistëve ka qënë më e “favorizuara” nga shorti. Edhe pse do të jetë një përballje e vështirë për turqit, ata kanë theksuar se tashmë nuk kanë më frikë asnjë skuadër. Rruga drejt finales Përveç hedhjes së shortit të çerekefinaleve në “House of European Football” u përcaktua edhe rruga që do të ndjekin tetë ekipet drejt finales. Tashmë skuadrat fituese të katër çifteve i dinë kundërshtarët me të cilën do të përballen në gjysmëfinale, takimet e të cilave do të luhen, më 22/23 dhe 29/30 prill 2008. Nëse Çelsi do të kualifikohet do të ndeshjet me fituesin e çiftit Arsenal-Liverpul, në një tjetër betejë të tërë angleze, ndërkohë që Shalke ose Barcelona do të pëballen me fituesen e çiftit Roma-Mançester.     ÇEREKFINALET   1.Arsenal- Liverpul 2.Roma- Mançester Junaitid 3.Shalke 04- Barcelona 4.Fenerbahçe-Çelsi   Ndeshjet e para 1-2 prill 2008 Ndeshjet e kthimit 8-9 prill 2008   Gjysmefinale Fituesja 1-Fituesja 4 Fituesja 2-Fituesja 3   KUPA UEFA   1.Leverkusen-Zenit  2.Rangers - Sporting 3.Bayern.M - Getafe 4.Fiorentina - PSV   Gjysmëfinale Fituesja 3-Fituesja 1 Fituesja 2-Fituesja 4

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›