Reforma në Drejtësi, PS-PD, njëri gozhdës, tjetri patkoit
Leskaj: “Reforma në Drejtësi, shumë e rëndësishme për integrimin e vendit”. Patozi: “Nënkomisioni parlamentar të fillojë menjëherë nga puna”
Shaban Sulçe
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike shprehin gatishmërinë e tyre për ta çuar deri në fund bashkëpunimin midis tyre për të realizuar reformën në Drejtësi. Krerët respektivë të të dyja grupeve parlamentare, Valentina Leskaj dhe Astrit Patozi, kanë nënvizuar rëndësinë e reformës në Drejtësi dhe kanë kërkuar njëherazi fillimin e punës së nënkomisionit parlamentar të reformës në Drejtësi, ku do të jepet konsensusi për miratimet e ligjeve që do të përfshihen në këtë reformë.
Leskaj
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, tha se PS-ja e ka konsideruar gjithmonë reformën në Drejtësi, si një nga reformat më themelore për shkak të peshës që ajo ka në vendosjen e shtetit ligjor. Sipas Leskajt, reforma në fjalë synon mbylljen përfundimtare të raportit të vështirë midis politikës dhe Drejtësisë. Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së tha se është më e nevojshme se kurrë realizimi i kësaj reforme dhe se nuk duhet humbur më kohë. “Partia Socialiste, muaj më parë, ka vënë në dispozicion të Parlamentit dhe natyrisht të të gjithë aktorëve të tjerë të interesuar, dokumentin e Paktit për Reformën në Drejtësi. E kemi bërë këtë të duke qenë të hapur dhe ftues që ky pakt t’i nënshtrohet një diskutimi sa më të gjerë publik. Ne jemi për një proces tërësisht të hapur e sa më përfshirës, që do të na garantonte një reformë cilësore dhe të qëndrueshme nga mungesa e të cilave vendi ka vuajtur. Duke qenë një reformë integrale e shumë komplekse që kërkon punë e përfshirje të gjerë, ne gjykojmë se nuk ka kohë për të humbur ndaj nxisim nënkomisionin parlamentar për reformën në Drejtësi, i ngritur me vendim të Kuvendit, me propozim të Partisë Socialiste, të fillojë sa më parë nga puna”, - u shpreh Leskaj.
Patozi
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, tha se PD-ja është e vendosur për t’i çuar deri në fund reformat e kërkuara, veçanërisht reformës në Drejtësi. Ai i bëri ftesë opozitës që reforma në Drejtësi të fillojë pikërisht nga kufizimi i imunitetit. “Të nisim nga puna menjëherë, me nënkomisionin e reformës në Drejtësi, sepse nuk kemi menduar për asnjë çast që reforma në Drejtësi është vetëm miratimi i një ligji sado i rëndësishëm qoftë ky. Jemi të gatshëm për të gjitha temat e mëdha dhe do të ishte ndoshta dhe në nderin e opozitës që këtë paketë ne ta nisim pikërisht me kufizimin e imunitetit, por dhe me tema të tjera, jemi të hapur për të gjitha temat, në rast se opozita e ka seriozisht çështjen e kufizimit të imunitetit. Reforma në drejtësi nuk mund të konsiderohet për asnjë çast si një proces i ndërprerë, apo si proces i lënë në mes, por mund të konsiderohet thjesht dhe vetëm si i spostuar pak, për shkak të axhendës së ngjeshur parlamentare të kohëve të fundit. Ne e kemi shfrytëzuar këtë kohë për t’u përgatitur më mirë dhe shpresoj që këtë gjë ta ketë bërë dhe opozita me specialistët e saj për të gjitha temat e rëndësishme që përfshihet në paktin për drejtësi”, - u shpreh Patozi.
Pikat
Sipas diskutimeve paraprake, do të modifikohet apelimi i rishikimit, në mënyrë që Gjykata e Lartë të dëgjojë ekskluzivisht apelimet e rishikimit ndaj vendimeve të prera të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të vetë Gjykatës së Lartë. Në projektligj do të përcaktohen dhe rishqyrtohet sistemi i shpërblimit, duke artikuluar një model nxitës që garanton pavarësinë ekonomike dhe inkurajon formimin, rendimentin dhe marrjen e përgjegjësive.
Do të ndërhyhet në regjimin e përgjegjësive që rrjedhin nga veprimtaria gjyqësore apo nga funksionimi anormal i shërbimit.
Në institucionin e Akuzës do të ketë një reformim përsa i përket Statusit të saj Organik dhe Rregullores së brendshme. Përsa i përket statusit të prokurorëve pritet që të një regjim të ri për karrierën e prokurorëve, formimit, specializimit, regjimit të shpërblimeve në mënyrë që meritat e punës së bashku me vjetërsinë në profesion të jetë përcaktuese në ngritjen në detyrë dhe nivelit të shpërblimit. Reforma parashikon ripërcaktimin e funksioneve të sekretarëve gjyqësorë. Ata do të përbëjnë një trupë të vetëm kombëtare funksionarësh teknikë të lartë që do të jenë vartës të Ministrisë së Drejtësisë. Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka mbyllur pak kohë më parë me konsensus ndryshimet në ligjin “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor”, duke vendosur kufizim në 4 vjet për mandatin e kryetarëve të gjykatave, si dhe kritere të reja për rritjen në karrierë e masat disiplinore ndaj tyre. Për çështjen e pagave ligjvënësit kanë rënë dakord që për asnjë gjyqtar nuk do të ketë ulje të pagës, përkundrazi, atyre me përvojë do t’u rritet nga shkalla në shkallë. Pas pesë vitesh në sistemin e parë, çdo vit do të rritet 2% rroga, deri në 25 vjet. Po ashtu në shkallën e dytë, pas 15 vjetësh në sistem, një gjyqtare i apelit çdo vit i rritet 2% rroga.
19 Maj 2008