Inspektimi nga Ministria, mbyllen sallat e lindjes që nuk ofrojnë kushtet
Mungesa e kushteve dhe e specialistëve vë në pikëpyetje shërbimet në rrethe. Ndryshimet që do të pësojë sistemi shëndetësor në bazë të reformave
Emanuela Sako
Qendrat shëndetësore në rrethe, që nuk ofrojnë kushtet për shërbime të caktuara, do të mbyllen. Një nga këto shërbime që ka rezultuar problematik është edhe shërbimi gjinekologjik që ofrohet në qendrat shëndetësore, në zonat e thella, ku ka vetëm një shtrat dhe disa medikamente. Të gjitha qendrat që nuk ofrojnë kushtet në një shërbim të caktuar do të mbyllen. Burime nga Ministria e Shëndetësisë sqarojnë se pas një inspektimi në këto qendra shëndetësore duke pasur parasysh kushtet e konstatuara është vendosur që të mbyllen. Sipas specialistëve, nuk do të ketë mbyllje të qendrave shëndetësore në komunat e largëta, por do të mbyllen ato shërbime që ato nuk mund t’i mbulojnë siç duhet dhe që vënë në rrezik jetën e pacientëve. Banorët në komunat e largëta të vendit drejtohen për të marrë trajtim shëndetësor në qendrat shëndetësore për shkak të largësisë që mund të kenë me spitalet në qytetet. Por kjo mund të bëhet shkak për përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore, pasi mungesa e specialistëve është bërë fenomen i zakonshëm në këto zona. Kështu ndodh në rastet e grave shtatzëna që në shumicën e rasteve janë vënë në rrezik për jetën e tyre dhe të fëmijës që do të sjellin në jetë.
Reforma
Për të shmangur këto situata, MSH-ja do të mbyllë disa shërbime në mënyrë që jeta e pacientëve të mos vihet në rrezik. I tillë ishte rasti i mbylljes së shërbimit obstetrik-gjinekologjik në Spitalin Rajonal të Krujës. Në këtë rast, shërbimi nuk u ofrohej sipas kushteve që duhen për të trajtuar një lindje normale dhe shpeshherë ishte bërë problematik për lindjen e fëmijëve dhe trajtimin e grave shtatzëna. Aktualisht, ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë po hartojnë një projektligj ku do të përcaktohet funksioni i ri për të gjitha spitalet e vendit. Projektligji parashikon të detajuar mënyrën se si do të funksionojnë spitalet e mëdha dhe ata rajonalë në kushtet e reformës. Në të do të merren parasysh dhe kushtet aktuale apo mungesa e mjaft shërbimeve dhe specialistëve që mungojnë në shumicën e qendrave shëndetësore të vendit. Reforma që po synohet të shtrihet në të gjitha spitalet parashikon që ato t’u nënshtrohen një testimi se cilët janë në funksion të qytetarëve dhe se cilat shërbime ofrohen brenda kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë për funksionimin normal të tyre.
Reforma
Ministria e Shëndetësisë ligjërisht përcakton se çfarë spitalesh apo qoftë edhe shërbimesh duhet të jenë në spitale. MSH-ja duhet të përcaktojë standardet për spitalet dhe brenda vitit duhet të ketë përfunduar miratimin e protokolleve të mjekimit. Aktualisht ka nisur faza e parë e shtrirjes së skemës së sigurimeve shëndetësore në të gjitha spitalet e vendit. ISKSH-ja do të financojë një paketë shërbimesh për ato spitale me të cilat do të lidhë kontrata. Në një fazë të dytë do të shihet nëse do të ketë zgjerim të kësaj pakete për të gjithë ata që paguajnë sigurime shëndetësore. Pavarësisht tarifave të ndryshme, shërbimet do të jenë të njëjta. ISKSH-ja do të lidhë brenda muajit mars kontratat e para me spitalet publike. Fillimisht, drejtorët e spitaleve do të lidhin kontrata me të gjithë punonjësit. Me këtë mënyrë procedimi do të arrihet autonomia e spitaleve, ku do të shënohet dhe faza e parë e reformës spitalore, e cila do të monitorohet nga ISKSH-ja. Ministria e Shëndetësisë brenda korrikut 2009 duhet të përcaktojë standardet për spitalet dhe deri në fund të vitit do të përcaktojë protokollet e diagnozës dhe të trajtimit për çdo shërbim.
Situata në spitalet rajonale të vendit
Situata në spitalet rajonale në rrethe të ndryshme të vendit shfaqet tepër e vështirë. Ministria po angazhohet për të zgjidhur mungesën e theksuar të mjekëve, problem që është pjesë e draftit që po hartohet nga specialistët për plotësimin e nevojave që kanë spitalet për mjekë. Autoritetet shëndetësore kanë përcaktuar se cilat janë spitalet më problematike të vendit, duke cilësuar dhe shërbimet që nuk kryhen në këto spitale. Me mungesa më të dukshme të mjekëve janë një pjesë e madhe e spitaleve në veri të vendit, si në Kukës, Tropojë, Dibër etj. Probleme të mungesës së mjekëve janë evidentuar edhe në jug të vendit, ku mund të përmenden Spitali Rajonal i Tepelenës, i Gjirokastrës, Sarandës etj. Shërbimet shëndetësore mbulohen në spitalet e rretheve të mëdha, ku mund të përmenden Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, si dhe të gjitha ato spitale që kanë numër më të lartë popullsie dhe janë më afër kryeqytetit.
Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një nismë për hapjen e një shkolle njëvjeçare ku do të përgatiten menaxherë apo kontrollorë për t’u marrë me procedurat e tenderave që do të kryhen.
3 Mars 2009