Reforma në prokurori, 100 hetuesit që ikin
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Prokuroria e Përgjithshme pritet të përfshihet nga valë reforme, menjëherë pas miratimit të ligjit të ri për policinë gjyqësore. Burime konfidenciale të gazetës bëjnë me dije se 100 hetues do të lëvizin nga vendet e tyre të punës. Bëhet fjalë për ata hetues që janë atashuar pranë akuzave në rrethe dhe krime të rënda.
Projektligji i ri për policinë gjyqësore, që po merr formë në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, do të largojë nga radhët e prokurorive rreth 100 oficerë të policisë, të cilët janë pranuar në detyrë me miratimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Në këto momente ata kanë varësi të plotë nga organi i akuzës dhe ndihmojnë prokuroritë e rretheve dhe krimeve të rënda në hetimin e procedimeve penale. Ata janë sistemuar në zyra pranë prokurorive, ndërsa nga burimet e gazetës mësohet se në draftin që po hartohet, hetuesit do të kalojnë në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Ngrihet grupi i punës
Në Prokurorinë e Përgjithshme është ngritur një grup pune, që po merret vetëm me hartimin e kundërshtive, që ka organi i akuzës për këtë ligj. Lajmin e konfirmon për gazetën Ballkan, edhe kreu i Prokurorisë së Apelit, njëkohësisht dhe kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari. Grupi i punës pritet të nxjerrë konkluzione, në lidhje me cenimin ose jo të kompetencave të organit të akuzës. Kjo është dhe pika më e debatueshme e ligjit që ja merr të drejtën e pjesëmarrjes në hetimin e provave në vendngjarje oficerëve të policisë gjyqësore për tia kaluar oficerëve të Policisë së Shtetit, në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Drafti në Ministrinë e Drejtësisë
Drafti për ndryshimet në ligjin për policinë gjyqësore, që po bëhet gati në Ministrinë e Drejtësisë po merr parasysh edhe debatet dhe kritikat, jo vetëm nga palët e interesit, por edhe rekomandimet e misioneve të huaja në Shqipëri. Shkurtimi, apo dhe lëvizja e këtyre hetuesve, me miratimin e ligjit, sipas burimeve të Ministrisë së Drejtësisë, dyshohet se do të prishte mjaft dosje që janë nën hetim. Kështu, hartuesit e ligjit po mendojnë si mund të rregullohet kjo pikë e ligjit, në mënyrë që të mos hapen probleme me dosjet. Burimet saktësojnë se, drafti do të sjellë ndryshime në ligjin aktual dhe do të bazohet sipas një marrëveshjeje midis Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, në mesin e vitit 2008. Pas problemeve të shumta të oficerëve të policisë gjyqësore, qeveria ndërmori disa javë më parë nismën për krijimin e një strukture të posaçme hetimore, ku do të përcaktohen të gjitha modalitetet e punës së tyre. Aktualisht, “hetuesia” ka varësi të dyfishtë nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme. Por funksionimi në këtë mënyrë ka sjellë probleme të shumta, pasi puna e OPGJ-ve nuk është përcaktuar në një ligj të veçantë, por në një memorandum të firmosur nga ish-ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, sot ministër i Drejtësisë dhe nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010