Lala ndër lojtarët më mistrecë në Bundesligë
Kapiteni i kombëtares shqiptare Altin Lala, është votuar nga mesfushorët dhe mbrojtësit e Bundesligës gjermane si njëri prej pesë lojtarëve më të padëshiruar.
Nga votimi i lojtarëve të ligës së parë kuptohet qartë se ata nuk e duan shqiptarin në ekipin e tyre. Kështu, pas një sondazhi që ishte bërë nga tifozët, vjen edhe etiketimi “mistrec” për Altin Lalën nga vetë futbollistët e klubeve të Bundesligës. Votuesit, kanë shprehur mendimin dhe opinionin e tyre rreth lojtarëve të ndryshëm, mbrojtësve dhe mesfushorëve që ata nuk dëshironin ti kishin në ekipin e tyre. Midis pesë të parëve ishte edhe futbollisti shqiptar i Hanover, Altin Lala. Ndërkohë që vendi parë në votim e të “padëshiruarve” është “fituar” nga mbrojtësi i Karlsruher SC, Maik Franz. Votimi nga futbollistët e anketuar te Bundesliga Gjermane është publikuar nga gazeta gjermane “Koeltner Express” e qytetit të Këlnit.
Agjenti i Canës
“Nuk ka asgjë zyrtare përsa i përket një kalimi të mundshëm të Lorik Canës te Reali i Madridit”. Kështu ka deklaruar të mërkurën agjenti i kapitenit shqiptar të Olimpikut të Marsejë, duke folur për të përditshmen marsejeze “La Provence”. “Nuk ka asgjë të vërtetë në këto spekulime, - vijoi agjenti i mesfushorit kuqezi në përpjekjet për të qetësuar tifozët. - Loriku po aq i përkushtuar sa më parë kundrejt fanellës së Olimpikut të Marsejës dhe nuk ka motiv për t’u larguar nga kjo skuadër. Ai mbetet i përkushtuar kundrejt projektit afatgjatë të këtij klubi”. Lajmi i publikuar fillimisht nga e përditshmja shqiptare “Panorama” u konfirmua edhe nga e prestigjiozja franceze “L’Equipe”. Në artikullin që i kushtohej shqiptarit, thuhej se trajneri i madrilenëve, Bernd Shuster, është në kërkim të një lojtari luftarak dhe Cana i përmbush kërkesat e tij.