Takimi i Vjenes Kelly Ushtroni pergjegjesite politike

Ambasadori i SHBA në OSBE-së Ian Kelly ka shprehur shqetësimin e vendit të tij për situaten e krijuar pas zgjedhjeve lokale të 8 majit në vendin tonë. Zhvillimet e muajve të fundit sipas tij po pengojnë reformat që duhet të përmbushë Shqipëria për marrjen e statusit të vendit kandidat për BE.
Ambasadori i bëri komentet e tij dje në takimin e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë. Duke përshëndetur vendimin e Partisë Socialiste per rikthimin ne Parlament, ambasadori Kelly theksoi se Uashingtoni, i bën thirrje Partisë Socialiste të përmbushë angazhimin e saj për një pjesëmarrje të plotë dhe aktive në parlament.
Po ashtu sipas tij i bëhet e njëjta thirrje koalicionit qeverisës të krijojë një klimë politike më gjithpërfshirëse. Ambasadori amerikan, po ashtu shprehu shqetësimin e qeverisë së tij lidhur me korrupsionin në Shqipëri.