E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore Berisha Gati te takohem me Ramen

Kryeministri, Sali Berisha u ndal sot fillimisht në fjalën e tij përpara ligjvënësve demokratë në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë mes Spanjës dhe Italisë për kupën e evropianit, ku veç vlerësimeve për një përballje të tillë nuk mund të mos shigjetonte dhe kreun e PS-së Rama, i cili shpalli në fund skuadrën për të cilën priste fitoren e kupës. Madje, në të njëjtën linjë që shkoi ky duel, dhe kreu i grupit kuvendor të PD-së, Astrit Patozi i shprehu optimizmin në 2013 duke përsëritur fatin e Spanjës.  Ndërkohë nuk mund të mos ishte pjesë e kësaj fjalë dhe vendimi që pritet të merret sot në Vjenë për shtetin më të ri atë të Kosovës, e konkretisht mbi pavarësinë e tij, pasi sot vendoset për fundin e mbikëqyrjes. Sipas Kryeministrit, kjo ditë është ndër më të rëndësishmet në historinë e republikës së Kosovës Por kryeçështja e këtij takimi të përjavshëm të kreut të mazhorancës me deputetët e forcës që ai drejton ishte pikërisht ecuria e reformave dhe sidomos ajo zgjedhore.  Në këtë kontekst, kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë për t’u takuar me kreun Rama, me qëllim realizimin në kohë të reformës zgjedhore. 
“Tek ne ekziston vullneti i plotë për finalizimin e reformës sipas ODIHR në kohën më të afërt. Përballemi me një fenomen unik, të krijon përshtypjen se këtu nuk kërkohet ligji, por kërkohen kokat në tepsi. Po të merrni sulmet ndaj Arben Ristanit me ato ndaj Lulzim Bashës, të parat janë shumë më të mëdha. Nuk është Arben Ristani që i bindi qytetarët e Tiranës, është Lulzim Basha, ndaj i them zotit Rama mos u merr me kokat, të merremi me ligjet. Jashtë demonizimeve dhe kokave të prera që janë atavizma të një kohe të hershme. Jam i gatshëm të takoj Ramën, në qoftë se ka dhe dyshimin më të vogël tek qëndrimi i sinqertë i yni”, u shpreh Berisha, sa i takon kësaj çështje.  Sipas tij, nuk është e pranueshme që të merremi me sulme personale ndaj zyrtarëve të administratës së zgjedhjeve, pasi ata kanë bërë një detyrë shumë të rëndësishme. “Askush nuk e ka karrigen të përjetshme në këtë vend dhe kjo është demokracia, por jashtë demonizimeve. Në krahun socialist ka përfaqësues në komision që nuk kanë votuar thuajse kurrë në komision. Por kjo nuk bëhet hajde t'i fshijmë të gjithë. Është ligji ai që përcakton të gjitha zgjidhjet. Nuk është dufi politik që duhet të udhëheqë. Këta zotërinjtë dhe ajo zonjë kanë bërë punë intensive me tensione të mëdha, të jemi realist, me orë shumë të zgajtura, por janë përmbajtur detyrës dhe ligjit. Kanë patur mbi vete gjykatën si në çdo vend demokratik. Nuk them të kthehemi në mburojë, por nuk është normale të behën edioriale dhe ciu ciu çdo tre ditë vetëm për KQZ dhe kryetarin e tij”, u shpreh kreu i mazhorancës.  Madje, në këtë linjë, Berisha kërkoi nga kundërshtari i tij politik që të ketë një vullnet të qartë pa ultimatume.  “Faktohet qartë se ultimatumi është mekanizimi i bllokimit të konsensusit. T’i thua gjithçka ose asgjë. Procesi në të cilin kaloi vendi pati konsultime të gjëra publike dhe jo publike. Ju garantoj se do behët gjithçka që ta mbylllim në afatin e duhur. Nuk mudn t’i mashtrosh ata se përgjegjësinë e ka qeveria kur t’i bllokon. Shqiptarët e kanë parë vullnetin e palëkundur të Sali Berishës për të bërë kompromis. Ftoj zotin Rama ta dëshmojë dhe ai këtë. E ka të domosdoshme në radhë të parë për veten e vet se në politik nuk mund të ketë ultimatume. Edhe në luftë kërkohen mënyra të tjera. Askush nuk mund të fitojë kapital politik përmes bllokimit”, vlerësoi prerë Berisha.   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›