E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schulz uron Presidentin Nishani Ju do te perfaqesoni unitetin e kombit

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz dërgoi sot një letër urimi për Presidentin e zgjedhur, Bujar Nishani. Në mesazhin e ti të urimit, Schulz përgëzoi presidentin Nishani për detyrën e re. Njëkohësisht Presidenti i PE-së shprehu besimin e tij se nën drejtimin e këtij posti, Presidenti Nishani do të mund të përfaqësojë unitetin e kombit, si dhe do të nisë dialogun mes forcave politike. 
“Më lejoni t’iu përgëzoj ju si presidenti i ri i zgjedhur i Shqipërisë. Këto zgjedhje vijnë në një kohë kritike për vendin, pasi këtë vjeshtë Shqipëria duhet të kalojë një tjetër test në rrugën e saj drejt integrimit europian . Unë besoj se ju do të përfaqësoni unitetin e kombit tuaj si dhe të promovoni dhe nxisni dialogun ndërmjet  forcave politike, të siguroni  ndarjen e pushteteve  dhe zbatimin e sundimin e forcës së ligjit”, vlerësohet në letrën e Schulz.
Gjithashtu, në mesazh ishin të radhitura dhe pritshmëritë e PE-së pas zgjedhjes së Nishanit në postin Presidentit të ri. 
“Parlamenti Europian ka ndjekur nga afër zgjedhjet presidenciale. Përveç dështimit për të ardhur keq të liderëve politikë shqiptarët për të rënë dakort në një kandidat konsensual, unë besoj se ju do të punoni me të gjithë forcat politike të Shqipërisë për forcimin e dialogut politike ndërmjet qeverisë dhe opozitës, i cili është vendimtar për miratimin e reformave zgjedhore dhe parlamentare të mbetura pezull dhe përmbushjen e 12 prioriteteve të vendosura nga  komisioni europian . Unë mbetem optimist  se ju do të jeni i aftë të ulni  tensione politike dhe të ndihmoni vendin të marrë statusin kandidat në këtë vit mjaft të rëndësishëm dhe simbolik  për popullin shqiptare . Unë ju uroj  shumë sukses në këtë përpjekje”, theksohet në letrën e urmit të Schulz për Presidentin Nishani. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›