E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Te mbyllet reforma zgjedhore dhe te votohet kufizimi i imunitetit

Kur na ndajnë vetëm dhjetë ditë nga përfundimi i afatit të komisionit të rimandatuar për reformën zgjedhore, kryetarja e Kuvendit,  Jozefina Topalli u  bën thirrje partive politike të përmbyllin reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore shqiptare ka si yll polar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe kodin e praktikave të mira të komisionit të Venecias i cili ka dhjetë vjetorin e hartimit. Duke u mbështetur në këto praktika kryeparlamentarja thekson se Shqipëria ka bërë përpjekje të ndershme, dhe hapa te rëndësishëm, duke shënuar progres të vazhdueshëm. Me këtë qëllim ka punuar dhe komisioni i posaçëm parlamentar gjatë muajve të fundit i cili, siç konstaton kryeparlamentarja, ka bërë një punë të madhe dhe të vlerësueshme. Por, sipas saj, tani kur Shqipëria pret statusin nuk ka më kohë për vonesa dhe bllokim.
“Tani është binishi dhe kjo punë duhet të mbyllet. Nuk ka kohë për të humbur.  Ftoj njerëzisht, që ajo çka ka mbetur, të përfundohet shpejt. Sesioni po shkon drejt mbylljes.  Kufizimi i imunitetit duhet te votohet po ashtu. Komisioni i Venecias pas kërkesës sime kohe me pare  ka dhënë opinionin e tij.  Mazhoranca është e gatshme për cilëndo rruge qe opozita dëshiron. Është koha. Është koha për të vepruar. Është koha tani. Shqiptarët duan statusin, ato e meritojnë.  Ato nuk e falin bllokimin. Dhe këtë e kane treguar. Unë jam besimplotë. Edhe ky takim sot në Tiranë flet për këtë”, deklaroi Topalli, lidhur me këtë çështje. 
Kreu i prezencës së OSBE-së Volfarth, apleoi në të njëtën linjë ndaj palëve duke bërë thirrje për një reformë zgjedhore konsensuale e që do t’i qëndrojë kohës. Janë të gjitha mundësitë, por duhet vullneti politik.
“Vija e finishit është afër, por vetëm për ata me vullnet politik. Na mbetet ende të shohim nëse udhëheqësit politikë të këtij vendi do të udhëhiqen nga një ndjenjë më e lartë përgjegjësie kundrejt qytetarëve dhe mirëqenies së tërë vendit. Mendoj se duhet të them, gjithashtu, se një përfundim në kohë i reformës nevojitet edhe që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për të bërë përgatitjet e duhura në mënyrë të efektshme”, u shpreh ambasadori i OSBE.
Kjo është vënë në dukje dhe nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bashkëorganizator i kësaj tryeze me Kuvendin e Shqipërisë. Duke iu referuar një studimi të një avokati amerikan, zoti Ristani vë në dukje diferencën kryesore që ka sjellë kodi i praktikave të mira në legjislacionin e vendeve evropiane.
KQZ në Shqipëri- thekson Ristani-, ka qenë përherë në qendër të ciklonit, por orientimi i saj nuk ka qenë politika, por shteti ligjor.
Duke iu përgjigjur më tej interesit të medias, Ristani iu kundërpërgjigj dhe akuzave të opozitës kundrejt personit të tij si kryetar KQZ-je.
Ristani nuk është stepur nga sulmi i opozitës, duke paralajmëruar se nëse  mazhoranca do ta ripropozojë atë për në KQZ, në asnjë rast nuk do të gjente refuzimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›