E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Ndoka: Pse jemi kundër PD e PS

• Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, shpjegon përse partitë e vogla kundërshtojnë një pakt të mundshëm të dy partive të mëdha për reformën zgjedhore.ADI SHKEMBINë një intervistë për gazetën "Panorama" ai thotë se, megjithëse ka dyshime për një pakt, do të jetë e vështirë që PD-ja e PS-ja të miratojnë të vetme ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë. Fryma e re e vendosur në fillim të këtij viti, përmes një pakti të ofruar nga Partia Socialiste, duket nuk po vazhdon më, pas pretendimit të partive të vogla për reformën zgjedhore...Ajo që realisht shqetëson PDK-në, por edhe partitë e tjera parlamentare është që reforma është e bllokuar, komisioni nuk po funksionon, madje nuk është mbledhur asnjëherë. Ne kemi shtyrë punën e këtij komisioni dhe afatet kohore, por nuk është bërë asgjë. Shqetësimi i dytë shumë i rëndësishëm është që ne dëgjojmë njërin prej bashkëkryetarëve të komisionit, zotin Islami, i cili flet në emër të dy partive, PD-së dhe PS-së, duke ofruar sisteme, që si duket i ka thjesht prodhime të fantazisë së tij, por jo pjesë të debateve politike. Ai nxjerr skema duke i quajtur ato të detyrueshme për partitë e tjera parlamentare, ç'ka ka krijuar një klimë provokuese. Asnjë person i vetëm, qoftë edhe përfaqësues i PS-së, nuk mund të diktojë rregullat e lojës, sistemet, nuk është i ngarkuar personi në fjalë për të nxjerrë modele sistemesh pa fund. Shqetësimi tjetër është se, në mendjet djallëzore të personave të veçantë ka të tilla shpikje ku diskutohet çdo pjesë e kësaj reforme për të nxjerrë jashtë loje partitë parlamentare. Pra, jo realisht për të pasur një sistem demokratik, për të pasur reforma të qenësishme, për të folur për kartat e identitetit, për regjistrat kombëtarë, për përfaqësimin e partive në komisione, si mund ta riparojmë këtë sistem duke hequr Dushkun. Sistemi që ne kemi është sistemi më i mirë i mundshëm, i cili ka një përfaqësim maxhoritar dhe proporcional dhe është PS-ja dhe këto mendje djallëzore që kanë deformuar sistemin. Duhet të ketë ndërgjegjësim politik nga PD e PS, ato duhet të bien dakord me njëra-tjetrën që të mos e përdorin sistemin e Dushkut. Cila mund të ishte rruga për të eliminuar sistemin e Dushkut?Fenomeni i Dushkut mund të eliminohet duke i shtuar sistemit aktual edhe mundësinë që partia e parë në Shqipëri që merr më shumë në proporcional të ketë 3 deri në 5 mandate shtesë, ç’ka do ta zhdukë fenomenin e Dushkut duke e bërë parti politike, duke tentuar të marrë maksimalen e proporcionalit me një bonos, i cili mund të futet dhe në këtë mënyrë sistemi aktual mund të ishte më i pranueshmi edhe në raportet me qytetarët. Këta persona sajojnë benefice të tilla duke e detyruar qytetarin të qëndrojë larg qendrave të votimit. Ne kemi tani një numër në rritje të zgjedhësve që bojkotojnë votimet prej humbjes së besimit nga politika në radhë të parë, por ajo që është më e rëndësishmja qytetarët janë të bindur që vota e tyre nuk numërohet, deformohet dhe kjo ka bërë që bojkoti nga zgjedhjet në zgjedhje të rritet. Megjithatë, mendjet e djallëzuara shkojnë deri aty sa edhe nëse 10% e shqiptarëve votojnë, ato përsëri synojnë të fitojnë me militantët e partive të tyre, me administratën dhe benefice të tilla, që nuk besoj se i shërbejnë një sistemi demokratik. Partitë e vogla kërkojnë garë, nuk kërkojnë privilegje. Ky është problemi më i madh, në një kohë që PD e PS kërkojnë privilegje pa fund dhe ia kanë krijuar ato vetes. Partitë e mëdha marrin shumicën e financave nga buxheti i shtetit, marrin me ligj shumicën e kohës televizive të detyrueshme, duke kontrolluar komisionet e votimit, pra duke numëruar votat sipas dëshirës së tyre, duke përjashtuar ato forca politike që nuk i dëshirojnë nëpërmjet komisioneve.Në një kohë që dy forcat e mëdha politike nuk po tregojnë shenja tërheqjeje, a mund të ketë një bashkim me partitë e tjera të vogla të majta dhe të djathta që kundërshtojnë alternativat e PD-së e PS-së?Për ne është shumë e rëndësishme që të ketë një transparencë të çdo force politike, pra çdo parti të shprehet zyrtarisht për qëndrimin e saj. Ne nuk pajtohemi me qëndrimin e partisë demokratike, e cila në prononcimet e saj thotë që ne pranojmë çdo variant që sjell Partia Socialiste. Për ne kjo është demagogji. PS-ja është njëra prej partive të opozitës, janë disa parti të tjera që mendojnë ndryshe nga PS-ja. Ne nuk dëshirojmë që kriza e brendshme në PS të pasqyrohet në Kodin Zgjedhor, të pasqyrohet në jetën politike, prandaj ne kemi një koncept krejt tjetër për reformën zgjedhore dhe duam që gjërat të jenë transparente, të ketë tryeza të partive parlamentare permanente, që komisioni për Reformën Zgjedhore të diskutojë, që zoti Rusmali dhe Islami ato variante që i thonë në kafene dhe gazeta, t'i thonë përballë komisionit. Duhet të ketë debat, shumë më i gjerë se politika, që të jetë debat mediatik dhe të marrin pjesë edhe shoqëria civile dhe OJF-të. Ky nuk është problem i dy personave, është një problem i sistemit dhe të gjithë shqiptarëve dhe ata që përpiqen ta monopolizojnë mendoj se bëjnë punën më të keqe për sistemin tonë, duke i detyruar partitë e tjera parlamentare për të reaguar në forma të tjera. Eshtë mjaft e vështirë për të ndryshuar sot Kushtetutën vetëm me dy parti politike, është mjaft e vështirë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor vetëm me dy parti politike, një aventurë e tillë pa diskutim që do të jetë e pasuksesshme. Ne nuk mendojmë se do ndodhë një gjë e tillë, aq më tepër që kemi besim se PD-ja nuk ka pse të bjerë në krizën e PS-së. Duket sikur ka njëlloj neglizhence nga PD-ja për një unifikim të qëndrimit brenda koalicionit...PD-ja ka pasur njëlloj ngurtësimi në vite. PD-ja luan gjithmonë në minutën e fundit, luan atëherë kur çdo afat kohor e bën të pamundur konsensusin apo riparimet e domosdoshme dhe ky është një shqetësim jo i vogël. Pra, i bën këto duke i zvarritur pa fund gjërat dhe strategjia e ndjekur për të tilla raste është e dëmshme. Eshtë tjetër kur nuk arrin gjuhën e mirëkuptimit dhe tjetër kur e shtyn pafund me njëlloj dashakeqësie për të përfituar nga rrëmuja dhe afatet e fundit ligjore. Matematikisht në Parlament PD-PS i kanë votat për të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor. I trembeni një pakti të minutës së fundit Rama-Berisha?Normalisht do të ishte aventurë që ne reformën ta bëjmë me dy parti politike. Nuk ka sot parti të mëdha dhe të vogla, ka parti që japin kontribut. Ne po vendosim garën dhe kur futesh në garë të gjitha partitë janë të barabarta. Nëse do të vendosim në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës pastaj sistemi fillon me një deformim të madh dhe reagimi i partive parlamentare quhet i ligjshëm, nëse ato përjashtohen nga vendimmarrja. Nuk gjykoj se është diçka e mundshme edhe me votat e dy partive, pasi në të dy krahët ka deputetë të ndërgjegjshëm që e kuptojnë se duhet shumë më tepër konsensus për ta bërë një gjë të tillë. Aq më tepër që nëse bëhet reforma zgjedhore vetëm për të mbajtur në politikë disa persona rreth kryetarëve të partive, besoj që ndërgjegjësimi i deputetëve të tjerë do të jetë me një linjë me partitë e tjera parlamentare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›