E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Paskuqan, sot fituesi

• Një vit pasi kishin zgjedhur kryetarin e Komunës, banorët e Paskuqanit u janë drejtuar dje kutive të votimit për të zgjedhur sërish kreun e njësisë së tyre vendore.ADI SHKEMBI Kjo pasi pak kohë më parë kryetari i zgjedhur më 18 shkurt, Jashar Hoxha u nda nga jeta. Por megjithëse votimi u mbyll rreth orës 18.00, komisionerët deri në orën 24.00 ishin duke administruar dy kuti votimi, por pa nxjerrë deri në mesnatë asnjë rezultat paraprak. Në këto zgjedhje kandidojnë Fatos Rexha, i PD-së dhe Gjin Prengaj i koalicionit të majtë. Rreth orës 21, tre orë pas mbylljes së procesit të votimit, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli konfirmoi se “procesi i dorëzimi të materialeve zgjedhore nga të 18 qendrat e votimit, pranë vendit të numërimit të votave ishte mjaft i rregull”. Duke e konsideruar mjaft të qetë ecurinë e procesit zgjedhor, në Paskuqan, Olli vuri në dukje se “gjithçka ka ecur normalisht dhe në përputhje me ligjin”. Sipas tij, “materialet u dorëzuan në rregull dhe nuk kishte asnjë kuti të dëmtuar, ndërkohë që me gjithë vonesat e krijuara nga subjektet politike në paraqitjen e emrave të anëtarëve të Grupit të Numërimit të Votave, KQZ ka arritur t’i trajnojë ata në kohë”. Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjatë ditës së djeshme nga 26.102 votues në listat e votimit, janë paraqitur para kutive 7300 zgjedhës, ose 27.9%. VotimiNdërkohë, gjatë gjithë ditës së djeshme situata në Komunën e Paskuqanit ka qenë e qetë dhe procesi i votimit ka shkuar normalisht. I vetmi problem gjatë ditës së djeshme ishte në qendrën e votimit 2046, ku sipas përfaqësuesve të opozitës një qytetar tentoi të votonte me një certifikatë, e cila kishte një kod tjetër nga kodi i Gjendjes Civile të Paskuqanit. Procesi i votimit në këtë komunë është ndjekur me më shumë interes nga Partia Socialdemokrate, e cila ka pasur edhe kandidatin e saj, për kryetarin e Komunës së Paskuqanit. Nënkryetari i kësaj partie, Pajtim Bello deklaroi gjatë paradites së djeshme në një prononcim për mediat se gjatë Procesit të votimit një numër i madh njerëzish u janë transferuar qendrat ku do të votonin, duke bërë që ata të kërkojnë nëpër qendrat e tjera për të gjetur emrin e tyre. Gjithashtu sipas Bellos ka pasur tentativa për të manipuluar procesin me certifikata false. “Zgjedhësit janë kaluar nga një qendër votimi tek të tjerat. Njerëzit shkojnë dhe në vend që të jenë në vendbanimin e tyre janë në një qendër që duhet ta gjejnë ata ku janë, duhet të lëvizin gjatë gjithë ditës dhe kjo ka shkaktuar një nervozizëm dhe lodhje të tyre. Problemi i dytë është se dje janë vërejtur fenomene të cilat kanë hedhur një hije dyshimi shumë të rëndë mbi ndarjen e certifikatave false”, theksoi nënkryetari i PSD-së, Bello gjatë ditës së djeshme. Ndërsa sekretari i Komisionit Zgjedhor të qeverisjes vendore të Paskuqanit, Isa Ajazi tha se “Ne kemi porositur komisionerët që certifikatat të jenë të kontrollueshme dhe mundësisht edhe personat që kanë marrë certifikatat janë të identifikuar tashmë”. Para një viti në këtë komunë problemet lindën në numërimin e kutisë së fundit. Pas bllokimit të situatës materialet zgjedhore u administruan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kurse çështja u ankimua deri në Kolegjin Zgjedhor.Zgjedhjet e 18 shkurtitNë procesin e votimit më 18 shkurt 2007, koalicioni i djathtë kandidoi Jashar Hoxhën, ndërsa koalicioni i majtë, Gjin Prengajn, përfaqësues i Partisë Socialdemokrate. Në këto zgjedhje kandidati i koalicionit të djathtë Hoxha arriti të marrë 4009 vota, ose 53.46% të tyre, ndërsa kandidati i koalicionit të majtë mori 3490 vota, ose 46.54%. Në zgjedhjet e 18 shkurtit kanë marrë pjesë 7499 votues, pra rreth 200 votues më shumë se në zgjedhjet e një dite më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›