Reforma zgjedhore, Rama mbledh aleatët
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një takim informal me aleatët, ku u diskutua për reformën zgjedhore. Mësohet se në takim morën pjesë edhe kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe Preç Zogaj, të cilët kishin munguar në mbledhjet e mëparshme. Të pranishëm ishin edhe aleatët e tjerë të PS-së, si Skënder Gjinushi, Paskal Milo dhe Petro Koçi.
Burime nga selia rozë bënë të ditur se gjatë këtij takimi, kryesocialisti siguroi sërish aleatët se reforma zgjedhore do të jetë gjithëpërfshirëse.
Takimi i opozitës së bashkuar erdhi një ditë pas tryezës së përbashkët të partive të vogla, të cilat dolën me një qëndrim të përbashkët për reformën zgjedhore. Partitë e vogla bënë të ditur se “nevojitet një reformë elektorale gjithpërfshirëse dhe transparente, në mbështetje të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it".
(er.nu/BalkanWeb)