Reforma zgjedhore, Wollfarth: Të jetë gati përpara zgjedhjeve
KORÇE - Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth theksoi sërish rëndësinë që diskutimet për reformën zgjedhore të përfundojnë përpara pranverës, për të shmangur problemet në zgjedhjet e ardhshme.
Nga Korça, ambasadori Wollfarth deklaroi se puna për reformën zgjedhore është e rëndësishme dhe u bëri thirrje partive politike të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të gjetur gjuhën e përbashkët.
"Unë shpresoj në diskutime të shëndosha të cilat duhet të përfundojnë brenda pranverës. Në demokraci duhet gjetur gjuha e shumicës.”,- deklaroi ambasadori i OSBE-së.
Puna për reformën zgjedhore ka hasur në kundërshtimin e partive të vogla, të cilat këmbëngulin për nevojën e ndryshimit të sistetimit zgjedhor, duke kërkuar zëvendësimin e sistemit aktual spanjoll.
Pak ditë më parë, kreu i PSD-së, Skëndër Gjinushi deklaroi se reforma zgjedhore po dështon, pasi sipas tij, është e komanduar dhe e parafabrikuar. Ai akuzoi publikisht PD-PS se po synojnë vjedhjen e mandateve të partive të vogla.
Edhe kryetari i PR-së Fatmir Mediu akuzoi dy partitë e mëdha për kurthin që u bënë partive të vogla, duke shmangur ndryshimin e sistemit zgjedhor nga axhenda e komisionit kuvendor.
(er.nu/BalkanWeb)