8 deputetë të PS letër METE: Duam shpjegime për vdekjen e minatorëve
TIRANË- 8 Deputetë të Partisë Socialiste nëpërmjet një letre drejtuar ministrit të METE i kanë kërkuar atij shpjegime për aksidentet me vdekje në minierë.
“Minatorët vazhdojnë humbin jetën në galeritë e minierave. Vetëm gjatë këtij muaji kanë humbur jetën mbi 5 minatorë. E pavarësisht shkaqeve të deklaruara ose të fshehura, fakt mbetet se fëmijë e familje vazhdojnë mbeten jetim mes katër rrugëve pse kanë humbur prindin, vëllain a të afërmin në errësirën e tuneleve”, thuhet në letrën e tyre.
Deputetët e PS, dyshojnë se shfrytëzimi e tregtimi i mineraleve në Bulqizë kryhet nga “grupe tërësisht mafioze e të veshura me pushtet”, sic thonë ata, prandaj i kërkojnë METE t’i japë sqarim 23 pyetjeve të tyre.
“Përveç përgjigjeve për këto pyetje, kërkojmë të na vini në dispozicion gjithashtu edhe të gjithë dokumentacionin përkatës që disponon METE dhe agjencitë shtetërore të varësisë pranë METE”, thuhet më tej në letrën e deputetëve të PS.
Deputetët firmëtarë janë Sajmir Tahiri, Edurard Shalsi, Anduel Xhindi, Besnik Baraj, Aratan Gaci e Blendi Klosi.
(ma.ar/BalkanWeb)