E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohet 34-vjecari, aksidentoi ish-ministren e Kulturës

TIRANË- Arrestoht personi që aksidentoi dy ditë më parë ish-ministren e Kulturës, Esmeralda Uruci. Ajo sëbashku me bashkëshortin është plagosur rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, km 12, nga një makinë me targa TR 6058 K, drejtuesi i të cilës është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia e Tiranës ka mundur sot të ndalojë shtetasin Artan Kotarja, 34-vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, me të cilin udhëtonin automjetet dhe lagështira në këtë aks rrugor për shkak të reshjeve të shumta të shiut të rëna këto ditë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›