Asfikisa, vdesin në tunel dy punëtorët e HEC-it të Selishtës
Dy punëtorë kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Dibër.
Sipas informacioneve të para, Nazmi Hida, 40 vjeç, dhe Qamil Shehi, 50 vjeç, kanë qenë duke punuar në një tunel, kur janë asfiksuar nga gazrat që kanë shpërthyer.
Pavarësisht përpjekjeve të kolegëve të tyre për tu dhënë menjëherë ndihmën e parë, dy punëtorët nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Tuneli ku humbën jetën dy punëtorët ishte hapur në kuadër të punës për ndërtimin e hidrocentralit të Selishtës. / G.N.