E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër/Përcillet për në banesën e fundit, deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Gëzim Dibra

15-08-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha: Humbëm një veprimtar shumë të çmuar

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Gëzim Dibra, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë, u përcoll dje për në banesën e fundit me nderime e respekt përmes një ceremonie mortore, ku krahas qytetarëve të shumtë shkodranë, ishin të pranishëm edhe autoritetet më të larta të shtetit shqiptar. Pas homazheve të kryera në banesën e tij, në orët e pasdrekes, në mjediset e Bashkisë së Shkodrës u zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule të freskëta pranë arkivolit me trupin e pajetë të deputetit Dibra. Me nderime e respekt u përkulen përpara arkivolit të të ndjerit Dibra, edhe Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ministra e deputetë të Kuvendit Popullor, kryetarë të partive politike, etj. “Erdha këtu për të shprehur nderimin tim më të thellë, respektin më të madh për deputetin Gëzim Dibra, një njeri i mrekullueshëm, i cili ndonëse me një aktivitet jo të gjatë politik, la tek unë dhe tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin, përshtypjet e një njeriu të mrekullueshëm, të një burri fisnik, të një njeriu të përkushtuar”, u shpreh për mediat Kryeministri Berisha, pas homazheve të kryera pranë trupit të pajetë të deputetit Gëzim Dibra.
Ai shtoi se “erdha gjithashtu të ndaj zinë me familjen e tij, miqtë e tij dhe qytetin e Shkodrës”.
“Ata kanë humbur një prind shembullor, një familjar shembullor, Shkodra një qytetar ndër më dinjitozët dhe më fisnik të saj, një politikan të ndershëm, të përkushtuar, një zë të fuqishëm në Parlamentin shqiptar”, tha kreu i qeverisë.
Një humbje e madhe, shtoi zoti Berisha, është edhe për Partinë Demokratike, e cila ka humbur një veprimtar të saj shumë të çmuar. Por, edhe bota e biznesit gjithashtu ka humbur një simbol të suksesit të vërtetë.
“Edhe një herë i shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta, të familjes, të qeverisë, të Partisë Demokratike, familjes, të afërmve, Shkodrës dhe qytetarëve të saj për këtë humbje të madhe”, tha kryeministri Berisha, pas homazheve në nderim të deputetit Gëzim Dibra.
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës Gëzim Dibra ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë. Gëzim Dibra ka lindur në Shkodër më datën 08.11.1956. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin Juridik ndërsa si deputet i legjislativit shqiptar është zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Ai ka qenë mbështetës i vazhdueshëm i politikave të Partisë Demokratike për zhvillimin e biznesit dhe në veçanti për krijimin e vendeve të reja të punës.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli: “Parlamenti shqiptar humbi një ligjvënës të shkëlqyer”

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, bëri dje homazhe në nderim të deputetit Gëzim Dibra, i cili u nda nga jeta ditën e premte në Milano të Italisë, ku kurohej prej rreth tetë muajsh në luftë me një sëmundje të rëndë dhe të pashërueshme. Në një prononcim për mediat, pas homazheve të kryera në hollin e bashkisë së Shkodrës, zonja Topalli tha se,“Gëzim Dibra ishte një koleg i shkëlqyer, një bashkëshort fisnik, një baba jashtëzakonisht i dashur, një njeri i ndershëm, një deputet demokrat shumë i përkushtuar dhe i dedikuar, ndër deputetët me integritet shumë të lartë”.
“Si kryetare e Parlamentit kam humbur një deputet të ndershëm, Shkodra ka humbur një deputet që mendonte për qytetin dhe që punonte për të”, tha kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›