E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyten atë e bir në ishullin e Peloponezit

Greqi Tragjedi në familjen e emigrantëve shqiptarë

Atë e bir janë mbytur teksa ishin futur në det, duke shkaktuar kështu tragjedi në familjen e emigrantëve shqiptarë. Rojet bregdetare greke kanë nxjerrë nga deti trupin e pajetë të 42-vjeçarit, por nuk kanë mundur të bëjnë të njëjtën gjë edhe për trupin e adoleshentit. Sipas raporteve të mediave greke, ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, në zonën bregdetare të Zaharos, në ishullin e Peloponezit në Greqi. Gjithçka është parë nga pushuesit e shumtë që ndodheshin në plazh. Sipas mediave greke, që u referohen deklarimeve të dëshmitarëve okularë, 17-vjeçari, i cili jetonte si emigrant bashkë me familjen në ishull, ishte futur të notonte në det. Pas pak sekondash ai nuk e kishte ndier veten mirë dhe kishte thirrur për ndihmë. Ka rendur drejt tij për ta shpëtuar i ati 42-vjeçar, i cili jo vetëm që nuk ka mundur ta nxjerrë të birin, por edhe është mbytur bashkë me të. Disa pushues shkuan t’i ndihmonin, por asgjë nuk pati vlerë, pasi nxorën trupin e pajetë të 42 vjeçarit, ndërsa i biri kishte humbur në ujërat e detit të trazuar. Prej dy ditësh vazhduan kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të adoleshentit shqiptar, madje është vënë në dispozicion të rojës bregdetare edhe një helikopter, mirëpo deri dje ende nuk është gjetur.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›