E Diel, 1 Nëntor 2026

Një vit nga fillimi i revolucionit egjiptian

Ky është përvjetori i parë i revolucionit. Ka kaluar një vit qëkur egjiptianët të frymëzuar nga kryengritjet në Tunizi, u derdhën në rrugë ku kërkuan reforma dhe dorëheqjen e Mubarakut, në pushtet prej më shumë se 30-vjetësh.

“Poshtë diktatura ushtarake” dhe “Revolucion deri në fitore, revolucion në të gjitha rrugët e Egjiptit” ishin sloganet e revolucionarëve, kryesisht  të rinj.

Kreu i këshillit kombëtar ushtarak tha se ligji e emergjencës civile, në fuqi prej disa dekadash, do të hiqet pjesërisht.

Ky përvjetor i parë i revolucionit e gjen Egjiptin me parlament të ri, të dalë nga zgjedhjet e para disa javëve mirëpo ende nuk është formuar qeveria e re civile, e shumëpritur nga popullata.

Ndërkohë, Hosni Mubarak, pothuajse një vit pas lëshimit të postit vijon përballjet me drejtësinë teksa gjendja e tij shëndetësore është rënduar ndjeshëm.

Ai akuzohet për korrupsion dhe për dhënien e urdhrave për vrasjen e protestuesve një vit më parë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-25 11:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›