E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore ne Tirane Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i

Delegacioni pergatit nje draft-opinion ne fund te vizites Nderkombetaret te henen takim me kreret e politikes shqiptare

Mberrin te henen ne Tirane nje delegacion i perbashket nga Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i. Reforma zgjedhore dhe permiresimi i praktikave elektorale ne vendin tone jane synimi i kesaj vizite dy ditore ne vendin tone. Delegacioni do te kryesohet nga sekretari i Komisionit te Venecias z. Thomas Markert. Vizita e tyre vjen pas kerkeses se perseritur te nderkombetareve per permiresimin e Kodit Zgjedhor ne baze te rekomandimeve te dhena nga raporti i OSBE-ODIHR-it pas zgjedhjeve te vitit 2009 por dhe atyre te ketij viti. Mazhoranca dhe opozita kane shprehur qendrimet pro ketyre ndryshimeve por pa gjetur ende gjuhen e perbashket per ti perkthyer keto qendrime ne amendime konkrete.

Vizita ne Tirane

Ne daten 24 tetor 2011 zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto do te prese ne takim delegacionin e perbashket te Komisionit te Venecias dhe ODIHR-it i kryesuar nga sekretari i Komisionit te Venecias Thomas Markert - informoi dje Ministria e Jashtme.

Ne njoftimin per mediet thuhet delegacioni i Komisionit te Venecias ndodhet ne Tirane ne nje vizite pune dy ditore. Qellimi i vizites eshte hartimi i nje opinioni te perbashket te Komisionit te Venecias dhe ODIHR-it lidhur me permiresimet qe mund ti behen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore ne Shqiperi bazuar kjo ne kerkesen e Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Evropes. Edhe ne njoftimin e publikuan nga zyra e Keshillit te Evropes ne Shqiperi saktesohet se pas zgjedhjeve lokale dhe ne vecanti pas sfidave te hasura ne lidhje me zgjedhjet e fundit per kryebashkiakun e Tiranes Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes Thorbjoslashrn Jagland me 24 gusht 2011 kerkoi opinionin e Komisionit te Venecias se cfare ndryshimesh duhen bere ne legjislacionin dhe praktiken zgjedhore ne Shqiperi ne driten e pervojes se koheve te fundit. Opinioni do te hartohet se bashku me OSBE-ODIHR-in. Sipas ketij njoftimi behet e ditur se delegacioni do te takohet me Kryeministrin Kryetaren e Parlamentit ministrin e Puneve te Jashtme perfaqesues te partive politike autoritete te tjera kombetare dhe perfaqesues te komunitetit nderkombetar te pranishem ne Shqiperi. Delegacioni perbehet anetari holandez i Komisionit te Venecias Pieter Van Dijk anetari estonez Oliver Kask eksperti nga Polonia Konrad Olszewski dhe Pierre Garrone shef i Divizionit te Zgjedhjeve dhe Referendumeve Sekretariati i Komisionit te Venecias. Ndersa perfaqesues te OSBE-ODIHR-it do te jene Armin Rabitsch Keshilltar i larte zgjedhor Richard Lappin Keshilltar Zgjedhor dhe Marianna Skopa eksperte ligjore. Zyra e Keshillit te Evropes ne Tirane ben te ditur se pas kesaj vizite do te finalizohet nje draft-opinion i pergatitur bashkerisht nga raportuesit e Komisionit te Venecias dhe ekspertet e OSBE-ODIHR-it dhe te dorezohet ne Komisionin e Venecias per miratim te mundshem ne seancen e saj plenare te dhjetorit 2011 ne pranine e Sekretarit te Pergjithshem.

Ndersa ne fund te vizites eshte planifikuar nje konference per shtypin me 25 tetor 2011 ne 1215 ne ambientet e Hotel Rogner-it.

Fletet e 8 majit Osmanaj Djegia javen tjeter

Javen qe vjen pritet te vihet ne zbatim vendimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per djegien e fleteve te votimit. Data 25 tetor eshte data e percaktuar per fillimin e ketij procesi qe duhet te mbyllet me 31 dhjetor. Vendimi i marre rreth nje muaj me pare nga KQZ-ja e shtyu afatin per djegien e fleteve te votimit per ti lene kohe Prokurorise per te kerkuar materialet zgjedhore te 8 majit pas kerkeses se PS-se per hetimin e tyre. Por anetari i KQZ-se Hysen Osmanaj deklaron dje se ky proces do te vijoje ne afatet e parashikuara per faktin se Prokuroria nuk ka kerkuar sekuestrimin e materialeve zgjedhore ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve Osmanaj thote se pavaresisht se PS pretendon se ka kallezim ne prokurori per hetimin e fleteve te votimit ende nuk ka te konkretizuar ndonje kerkese te prokurorise per kete ceshtje. Ai shtoi se edhe per sa i perket pretendimit te opozites per tu hetuar kater anetaret e mazhorances ne KQZ serish institucioni i Prokurorise nuk eshte drejtuar per informacion. Kete te marte pritet qe te filloje procesi per hapjen e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore dhe me pas pastrimi i kutive te materialeve zgjedhore dhe djegia e fleteve te votimit. Ky proces pritet te zgjase deri ne fund te muajit dhjetor. Ndersa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vene ne dispozicion te ketij procesi nje fond prej 54 milione lekesh te vjetra.

Meta Sduhet humbur kohe per reformen zgjedhore

Nuk duhet humbur kohe per reformen zgjedhore. Keshtu deklaroi dje nga Shkodra kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta. Ai shtoi se LSI-ja eshte e hapur per bashkepunim ne reformen zgjedhore duke iu permbajtur te gjitha rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it qe kjo reforme te jete gjitheperfshirese. Reforma Zgjedhore duhet te perfshije te gjithe klasen politike.

Meta ishte ne Shkoder ne nje takim me simpatizante te Levizjes Socialiste per Integrim ku eshte diskutuar ecuria e deritanishme dhe hapat e metejshme qe do te ndermerren nga kjo force politike. I pyetur per zgjedhjen e Presidentit Meta theksoi Ka ceshtje edhe me te rendesishme per te diskutuar sic eshte 100-vjetori i Pavaresise se Shqiperise qe do te shenohet ne vitin 2012. Politika nuk duhet te merret me axhenda rutine. Te pergatitemi qe ta presim sa me mire 100- vjetorin e Pavaresise nje ngjarje shume e rendesishme e Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›