Socialistet e Durresit Ne kongres do te kerkojme Fatos Nanon kryetar te PS-se
Votimet per delegatet ne Durres nuk lejohen te votojne kundershtaret
Megjithese ne statutin e PS-se nuk vihet me detyrim largimi i kryetarit pas humbjes per zgjedhjet vendore perseri pozitat e kreut te PS-se Edi Rama jane vene ne veshtiresi. Shumica e bazes militante ne PS por edhe e kryesise deges ne Durres njihen si pro liderit historik te se majtes Fatos Nano per kryetar partie. Bardhyl Agasi Natasha Paco e dhjetera te tjere qe njihen si ish-themelues te PS-se Durres dhe ish-deputete dhe funksionare te larte ne PSSH u shprehen dje Fatos Nano mbetet njeriu qe mund ta marre dhe duhet ta marre me urgjence drejtimin e partise kongresi duhet te realizoje largimin pa ekuivok te Rames nga posti i kryetarit. Mendojme se Nanoja ka parashikuar nje rokade te bute dhe ai ka deklaruar se ne asnje menyre nuk do te pranoje te vihet ne krye te PS-se me imponime te dhunshme apo me prapaskena kunder konkurrenteve te tij. Gjithashtu sipas burimeve afer tij mesohet Nanoja eshte shprehur se une dua te hyj ne gare me Ramen dhe le te fitoje ai qe gezon me shume mbeshtetjeje. Ndersa ish-sekretari i PS-se Bardhyl Agasi nenvizoi se gara mes kreut aktual te PS-se dhe liderit historik te se majtes nuk eshte aspak e pamundur. Ballafaqimi midis tyre eshte i pashmangshem sepse themeluesi historik i PS-se nuk pranon te largohet pa testuar edhe njehere ithtaret e tij brenda kesaj partie dhe ne fakt jane nje numer jo i vogel deputetesh qe e mbeshtesin Nanon por nga ana tjeter nuk duhet harruar se Rama ka vene shume nga perkrahesit e tij tek postet kyce te partise nepermjet operacioneve te spastrimit sidomos per deputetet dhe anetaret e kryesise. Prandaj disa prej zerave me te afert te tij i kane bere thirrje Nanos qe nisjen e tij drejt PS-se ta finalizoje ne kongresin e saj ne 5 nentor. Ndersa sa i perket procesit te zgjedhjeve per delegatet e kongresit baza socialiste ne Durres kundershtoi me force procesin e djeshem te perzgjedhjes se delegateve te kongresit qe do te mbahet ne 5 nentor. Kjo ka bere qe edhe procesi per zgjedhjen e delegateve per ne kongres te kontestohet nga shumica e kryesise dhe baza militante e deges. Por tani situata brenda PS-se eshte disi e pashpjegueshme sepse koalicioni Aleanca per te Ardhmen ka fituar ne qytetet dhe bashkite kryesore ndersa kryetari Rama ka humbur ne Tirane - u shprehen Edmond Kokomani dhe Edlira Veizi anetare te kryesise se PS-se Durres. Nga votimet e dites se djeshme u zgjodhen delegatet e kongresit te 5 nentorit nderkohe qe nje pjese jo e vogel do te hyje automatikisht. Jane kryetaret e organizatave socialiste qe jane automatikisht te zgjedhur delegate po ashtu edhe kryetaret socialiste te bashkive dhe komunave e deputetet qe hyjne pa votim ne kongres. Ajo qe u vu re dje ne zgjedhjet e delegateve ne qytetin e Durresit ishte se votimet u zhvilluan jo pa debate. Ne baze te statutit te PS-se pjese automatike e kongresit jane edhe ish-kreu i PS-se dhe njeheresh ish-kryeministri Fatos Nano te cilin shumica e militanteve socialiste nga Durresi dhe rrethet e tjera po e kerkojne serish te rikandidoje per kryetar partie. Prej afro dy muajsh kryesia e deges PS-se ne Durres nuk mblidhet edhe pas kerkesave te shumta nga pjesa me e madhe e anetareve te kryesise te njohur si kundershtare te Rames.