E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, partitë e vogla: Lista të hapura, numërim elektronik

TIRANË- Reforma zgjedhore ka mbledhur në një tryezë të përbashkët sot kryetarë të dhjetë partive të vogla, parlamentare dhe joparlamentare, të të dy krahëve politikë, në hotel "Tirana International".

Ky takim zgajti rreth 1 orë e 30 minuta e në përfundim të tij partitë e vogla dolën me një qëndrim të unifikuar. Kryetari i PDS-së, Paskal Milo bëri të ditur për mediat qëndrimin e përbashkët të partive të vogla ku theksohet se “nevojitet një reformë elektorale gjithpërfshirëse dhe transparente, në mbështetje të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Milo ndër të tjera kërkoi një reformë zgjedhore që të “dëgjojë zërin e të gjitha partive të tjera të përfaqësuara ose jo në komisionin e posaçëm".

Ai kërkoi ndër të tjera, lista të hapura dhe numërim elektronik, ndërsa nënvizoi rëndësinë e një korrektimi kombëtar të sistemit aktual zgjedhor. Në deklaratën e tyre bëhet me dije se për reformën zgjedhore "nuk janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese".

Partitë e vogla pritet ti parashtrojnë këto kërkesa tek komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore, të ngritur nga parlamenti pak ditë më parë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›