E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat për shpifje, Alban Vokshi: Nga Kodheli dhe Hysi dua 1 lekë

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ndryshon padinë për shpifja ndaj kolegeve të saj socialiste, duke kërkuar dëmshpërblimin simbolik.

Deputetja Vokshi ka ndryshuar sot kërkesën për dëmshpërblimin në gjyqin, ku ka akuzuar për shpifje deputetet e Partisë Socialiste Mimi Kodheli dhe Valentia Hysi. Nga shuma fillestare prej 20 mijë eurosh, deputetja demokrate kërkon vetëm 1 lekë nga secila prej kolegeve të saj.

Ndërkohë procesi gjyqësor i sotëm ndaj deputetes socialiste Mimi Kodheli është shtyrë për mungesë të avokatëve dhe si pasojë kërrkesa për ndryshimin e dëmshpërblimit për të nuk është depozituar.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›