E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta arrin nivelin 109 dollarë

8 prill – Çmimi i naftës bruto është këmbyer rreth 109 dollarë për barrel pasi tregtarët e shikojnë këtë mall me fitime të larta.

Investimet në mallra u rritën me 20% në tremujorin e parë, pasi tregtarët i shikonin ato si mbrojtëse ndaj inflacionit dhe dollarit të dobët- tha Citigrup.

Çmimi i naftës për dërgesat e muajit Maj ka arritur në 109.16 $ për barrel. Çmimet janë 77 % më të larta se një vit më parë.

“Investimet kanë qenë faktor paqëndrueshmërie por nuk mund ta besoj që nafta ka kapërcyer 100$ për barrel” – tha Jonathan Kornafel, drejtor në Hudson Capital.

Investimet mbarëbotërore në mallra janë rritur me 400 miliardë dollarë në tre muajt e parë të këtij viti- shprehen analistë në Citigrup.

Çmimi i arit, platinit, drithërave kanë arritur nivelin maksimal në muajin Mars pas rënies së dollarit. FED ka ulur normën bazë të interesit të dollarit 6 herë që prej muajit Shtator, duke bërë që dollari të bjerë në nivelin më të ulët të të gjitha kohëve ndaj euros.

“Për shkak të rënies së dollarit, investitorët përpiqen të blejnë asete të tjera si naftë etj” – tha Hirofumi Kawachi, analist energjie në Mizuho.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›