Reformat ekonomike dhe integrimi
Prof.Dr. Anastas Angjeli
Publikimi i progres-raportit të BE-së, për ecurinë e reformave në Shqipëri dhe plotësimin e obligimeve të MSA-së nga ana e vendit tonë, nuk mund t’i shpëtojë debatit, vlerësimeve, deklarimeve (pozitive dhe negative), jo vetëm të mendimit politik, i cili gjithsesi nuk mund t’i shmanget dot preferencave apo njëanshmërisë (politike), por edhe atij, “më gjakftohtë” publicist apo të institucioneve të pavarura, akademike, shkencore, universitare etj. Gjithsesi, pavarësisht nga diversiteti i qëndrimeve dhe mendimeve, analizave, komenteve, vlerësimeve dhe zhvlerësimeve, e përbashkëta ajo ku konvergjohet nga të gjithë e që duhet lexuar pa “pasion dhe eufori” është: “Progresi i shënuar të lexohet e të pranohet si një arritje, por njëherësh të shërbejë si nxitje për më shumë punë në drejtim të realizimit të reformave të munguara dhe objektivave të pritshme, për integrimin e Shqipërisë në BE”.
Në tërësinë e problemeve, çështjeve themelore dhe shumë të rëndësishme që trajtohen dhe analizohen në këtë progres-raport, një nga kapitujt e rëndësishëm është dhe mbetet:
Plotësimi i kritereve ekonomike
Lidhur me këtë kriter, vlerësimi i Komisionit udhëhiqet nga konkluzionet e Kopenhagës të KE-së (Këshillit Europian) të vitit 1993, e cila për vendet që aspirojnë për t’u bërë anëtare të BE-së (që kanë nënshkruar dhe zbatojnë MSA-në, apo kanë aplikuar ose marrë statusin e vendit kandidat) kërkohet:
Së pari; ekzistenca dhe funksionimi i ekonomisë së tregut, dhe;
Së dyti; kapacitetet për t’u përballur me presionet konkurruese dhe forcat e tregut brenda unionit.
Pikërisht, lidhur me këto kritere, vlerësimet e bëra për përpjekjet për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit dhe Integrimit, Programit Buxhetor Afatmesëm, ruajtjes së stabilitetit makroekonomik dhe qëndrueshmërisë ekonomike gati dhjetëvjeçare, modernizimit të sistemit fiskal, sistemit financiar-bankar, zbatimit të një politike monetare efikase dhe mbajtjes në kontroll të inflacionit, zhvillimit të disa reformave strukturore sidomos në sektorin strategjik (privatizimet), pa dyshim që duhen konsideruar. Njëherësh nuk mund të lihen jashtë vlerësimit dhe vëmendjes ai progres i arritur në zhvillimin e lirisë ekonomike, ndryshimet në ambientin ekonomik, të funksionimit të institucioneve të tregut dhe të konkurrencës (standardizimi, akreditimi, antitrust, administrata tatimore e doganore, mbikëqyrja e tregut, mbrojtja e konsumatorit, autoriteti i konkurrencës, QKR-ja metrologjia, e drejta e autorit, etj.) si dhe në shkallën dhe nivelin ekonomik të integrimit të Shqipërisë. Të mohosh progresin e Shqipërisë në rrugën e ekonomisë së tregut dhe të integrimit të saj në ekonominë rajonale dhe atë evropiane, nuk është as e ndershme, as normale, e për më tepër është jo reale. Ta kuptosh drejtë atë mbase nuk mjafton se çfarë shikon dhe si jeton sot ekonomikisht, ndoshta duhet të kthehesh 20 vjet pas, në fillim të viteve 90’. Natyrisht të mbivlerësosh arritjet e këtij progres-raporti, duke menduar se tashmë ekonomia shqiptare është “plot sukses” dhe “një bollëk”, është sa euforike dhe e pabazuar, aq inkurajuese dhe frenuese ndaj vazhdimit të reformave dhe proceseve integruese. Prandaj, nuk mund të mos konsiderohet që vitet për integrimin e Shqipërisë në BE po pakësohen, ndërsa reformat, objektivat, ngarkesa integruese po shtohet. Kjo, sidomos në drejtim të kritereve ekonomike, reformave ekonomike të munguara dhe ato të shtuara që duhet të ndërmerren, të cilat pritet të jenë jo pak të vështira dhe të shoqërohen edhe me kosto sociale. Kështu progresi jo i arritur apo dhe i munguar në disa drejtime, si në çështjen e pronësisë, në disa elemente të zgjerimit të lirisë ekonomike, të vazhdimit të ruajtjes së kontrollit mbi deficitin buxhetor dhe mirëmenaxhimin e financave publike, të rritjes së mbikëqyrjes në sistemin bankar, të përmirësimit të kujdesit social dhe reformave në sigurimet shoqërore e shëndetësore, politikave efektive të punësimit dhe luftës kundër varfërisë, arritjes në standardet e prodhimit agro-ushqimore, sigurisë ushqimore që në origjinë dhe çështjeve fitosanitare, lidhjes së mendimit shkencor, akademik, universitar me zhvillimet ekonomike etj., janë një sinjal i fortë për vazhdimin e reformave, jo vetëm tashmë që duhet të përballojmë dhe pasojat e krizës globale, por edhe për hapat integruese që duhet të ndërmerren.
Dekalogu i reformave të pritshme ekonomike e integruese
Ekonomia shqiptare, gjatë këtij viti, rrjedhojë e shumë faktorëve dhe e ndikimit të krizës globale, me gjithë qëndrueshmërinë e saj, ka shfaqur shenja lëkundjeje, të cilat janë manifestuar, kryesisht, në rënien e ritmeve të rritjes ekonomike (megjithëse ritmet janë ende; minimalisht pozitive), në rritjen e deficitit buxhetor, zhvlerësimin e monedhës kombëtare lekut në raport me monedhat ndërkombëtare (EURO dhe USD), thellimin e deficitit tregtar me jashtë dhe shtimin e problemeve sociale etj.
Për rrjedhojë, duke konsideruar dhe vlerësimet, arritjet dhe mosarritjet e evidentuara edhe në progres-raportin e BE-së, kërkohet vazhdimi i disa reformave të rëndësishme ekonomike integruese si:
Së pari; Ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe e zhvillimit të qëndrueshëm.
Ritheksimi i këtij elementi kyç për zhvillimin ekonomik të vendit dhe çuarjen përpara të reformave ekonomike zhvilluese dhe integruese diktohet nga:
-Prognozimet jo shumë optimiste të rritjes ekonomike për vitin 2009 dhe 2010 nga institucionet ndërkombëtare për rritjen ekonomike në Shqipëri edhe si rrjedhojë e ndikimit të krizës globale.
-Rritja e deficitit buxhetor gjatë vitit 2008/2007 me rreth 4-5% dhe 2009/2008 2-3 herë më i madh për 9-mujorin (me gjithë ndryshimet e ligjit të buxhetit të këtij viti) dhe rezultatet fiskale jo shumë premtuese të 9-mujorit të këtij viti (mosrealizimi i të ardhurave tatimore dhe doganore në krahasim me programin me gjithë avantazhin e rivlerësimit të euros në raport me lekun.
-Rritja e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm në shumë absolute dhe në raport me GDP-në.
-Rritja e deficitit tregtar me jashtë gjatë vitit 2008/2007 dhe 2009/2008 ndaj GDP-së dhe gjatë këtij viti. (midis 05-1% të GDP-së).
-Vazhdimi i zhvlerësimit të lekut në raport me monedhat ndërkombëtare (EURO dhe USD).
Për të rikthyer stabilitetin e këtyre treguesve duhet më shumë kontroll dhe mbikëqyrje e situatës makroekonomike dhe një menaxhim më efikas i financave publike, veçanërisht i shpenzimeve buxhetore ....
Së dyti; Përcaktimi dhe orientimi i qartë i prioriteteve të zhvillimit ekonomik, bazuar mbi strategjitë dhe vizionin e të ardhmes ekonomike të Shqipërisë.
Kjo diktohet nga fakti që me gjithë numrin e strategjive sektoriale dhe rajonale të hartuara, e që një pjesë e tyre po zbatohen, ka ardhur koha që në funksion të zbatimit të SKZHEI-së të kemi të përcaktuar qartë dhe të miratuar në Kuvend një strategji prioriteti të zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Fjala është çfarë prioriteti zhvillimi ekonomik do të ketë Shqipëria tashmë pas 20 vjet tranzicion? Do të zhvillojë me prioritet një ekonomi me përparësi zhvillimin e infrastrukturës e të agroindustrisë-ushqimore, ku ka dhe po fitohet përvojë, turizmit dhe shërbimeve apo industrisë minerale, çimentos etj? Në ç’përmasa duhet zhvilluar industria energjetike, si ku dhe kur (janë dhënë shumë leje koncensionare dhe janë nënshkruar shumë kontrata - po rezultati?) Pasi në këtë drejtim ka disi konfuzion, paqartësi duke rendur pas asaj “çfarë të na dali”.
Së treti; Zhvillimi i ekonomisë së gjelbërt (Green Ekonomi) Energji-Turizëm-Agroushqimore.
Në funksion të qartësimit të prioritetit dhe vizionit të zhvillimit të ardhshëm ekonomik, një drejtim i rëndësishëm i reformimit ekonomik integrues është përparësia në zhvillimin e gjelbër. Me “Zhvillimin e gjelbër”, pra me zhvillimin ekonomik që respekton ambientin dhe që e konsideron atë si resurs zhvillimi, duhet të mbahet parasysh:
a) Klima dhe energjia.
b) Ekonomi dhe kursim në resurset natyrale dhe infrastrukturën e gjelbër, dhe politika ekonomike mbështetëse për “zhvillimin e gjelbër”. (Administrim i mirë i resurseve ujore, i zonave të mbrojtura, pra pyjeve, liqeneve, lumenjve etj., mbrojtje e ambientit detar, inventar të saktë të tyre, politika tatimore lehtësuese për bizneset e lidhura me të).
c) Investim në kërkimin shkencor dhe teknologjitë e reja.
d) Vendosjen e politikave bujqësore në qendër të zhvillimit të gjelbër.
dh) Investim në turizëm dhe përmirësim të cilësisë së produkteve të tij, duke lënë pas amatorizmin në këtë fushë.
Gjithashtu në ndihmë të dy prioriteteve të mësipërme vijnë edhe:
Së katërti; Zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronës dhe e raporteve që krijohen prej saj.
Njëzet vite nuk mjaftuan që ne të zgjidhnim çështjen më themelore të ekonomisë se tregut. Problemet, shqetësimet dhe pengesat që kanë ardhur nga kjo çështje janë zmadhuar aq shumë saqë po shndërrohen në pengesë të funksionimit normal të tregut. Kësisoj përmirësimet ligjore dhe zbatimi i tyre në fushën e pronës private, për ta shenjtëruar realisht atë si themelin e ekonomisë së tregut, tashmë janë imediate.
Së pesti; Zhvillimi i një reforme të plotë territoriale në vendin tonë.
Kjo përbën një çështje tjetër, e cila nga frenuese dhe penguese deri më sot në shumë drejtimi të zhvillimit dhe funksionimit administrativ, ekonomik dhe financiar të vetëveprimit të organeve lokale (zhvillimit të infrastrukturës lokale, shërbimeve, rritjes së aksesit të furnizimit me ujë të pijshëm) etj., por edhe të zgjidhjes së çështjeve të pronësisë, të zhvillimit të gjelbër dhe zgjerimit të lirive ekonomike, të zgjerimit të biznesit (lehtësimit të procedurave, marrjes së lejeve) do të kthehet në një forcë nxitëse dhe përshpejtuese të zhvillimit sipas territorit. Për këtë lipset konsensus i gjerë në miratimin e kuadrit ligjor dhe vullnet i plotë në implementimin e tij.
Së gjashti; Realizimi i një reforme radikale (totale) në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, dhe në shërbimin shëndetësor.
Kjo ishte dhe mbetet një nga reformat më të vështira të rëndësishme, të nevojshme pse jo dhe me kosto financiare. Një reformë e plotë në këtë fushë, (koha ka ardhur që të merret përsipër me guxim dhe duke riskuar) nga njëra anë do të ristrukturonte dhe do të përmbyste për mirë shërbimin shëndetësor dhe, nga ana tjetër, do të vendoste një themel të ri në raportet e qytetarit me këto lloj shërbimesh jetike për të. Në të kundërt çdo vonesë dhe spostim në kohë për realizimin e kësaj reforme do të shtojë pasojat për shtetin dhe qytetarët.
Së shtati; Rritja e “vigjilencës” ndaj sistemit financiar- bankar dhe vështrimi ndaj euroizimit të ekonomisë sonë.
Sistemi financiar-bankar si me “delikati” ndaj presionit të krizës globale duhet të vazhdojë të mbetet nën një mbikëqyrje të fortë, si në drejtim të politikës së matur monetare dhe harmonizimit të saj me atë buxhetore e fiskale, ashtu edhe në drejtim të zgjerimit të matur të kreditimit të ekonomisë, duke frenuar rritjen e kredive të këqija. Përmirësimet e rregullave, mënyrës së ekspertizës së bilanceve kontabël të bëra dhe ato që mund të bëhen, janë një mbështetje në këtë drejtim, duke frenuar edhe ndonjë tendencë piramidale të kamufluar, sidomos në sektorin e ndërtimit, atë të karburanteve etj., si rrjedhojë edhe e zinxhirit delikat të borxheve reciproke mes kompanive.
Nga ana tjetër, ekonomia shqiptare duhet të jetë e qartë dhe të bëjë hapa të matur e të programuar për t’u shndërruar, paralelisht me proceset e tjera ekonomike e integruese, nga një vend nën presionin e euros, në një vend pjesë e euros.
Së teti; Zgjerimi i lirive ekonomike dhe reduktimi i ekonomisë informale.
Hapat e hedhur në zgjerimin e lirisë ekonomike (zhvillimin e biznesit) në disa nga treguesit që e matin atë dhe mungesa e progresit në disa të tjera, kërkojnë thellimin dhe përshpejtimin e mëtejshëm të reformave rregullatore, për shkurtimin e mëtejshëm të pengesave administrative në procedura, në realizimin e procesit të falimentimit, në atë të regjistrimit të pronës, të shkurtimit të kohës në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo në atë të fillimit të zbatimit të kontratave të nënshkruara etj. Një moment i rëndësishëm mbetet zgjidhja e shpejtë e konflikteve gjyqësore të biznesit, ku krijimi dhe fillimi i funksionimit të gjykatës administrative do të ishte një ndihmesë e vyer.
Nga ana tjetër, zgjerimi i lirive ekonomike është i papajtueshëm me ekonominë informale, prandaj dhe forcimi i kapaciteteve dhe luftës kundër informalitetit (evazionit fiskal) etj., kërkon vazhdimësi dhe rritje.
Së nënti; Politikat e punësimit.
Papunësia përbën një nga problemet më të rënda sociale dhe të fenomenit të varfërisë në vendin tonë. Hapja e vendeve të reja të punës përmes zhvillimit dhe rritjes ekonomike duket disi e vështirë, së paku për këto dy vite në ekonominë shqiptare.
Prandaj është koha për të ndërtuar e zbatuar politika dhe skema të reja punësimi rajonale (brenda vendit me përparësi atje ku papunësia është më e lartë), deri në funksionimin e projekteve apo ndërmarrjeve sociale, qoftë dhe përkohësisht etj.
Së dhjeti; Reformat largpamëse në fushën e shkencës, teknologjisë, zhvillimit të arsimit profesional, të arsimit të lartë publik e privat, e sidomos lidhja e tyre me zhvillimet ekonomik të vendit.
Këto lloj reforma duhet të sjellin përqasjet e nevojshme midis shpejtësisë së zhvillimit të tregut, ekonomisë, sistemit financiar e bankar, bizneseve të ndryshme dhe nevojës për drejtim dhe pjesëmarrje në to. Kjo përqasje, në këtë moment mungon dukshëm, prandaj kërkohet më shumë vizion e mbështetje me nisma reale ligjore dhe veprime konkrete, me synim që ekonomia e biznesi të shndërrohen në laborator të përfitimit të shprehive praktike të tregut (kaq të munguara) dhe shkolla në brumosje teorike e shkencore bashkëkohore, në dobi të këtij zhvillimi.
* * *
Me gjithë sinjalet pozitive të daljes nga kriza të ekonomisë globale, duket se pasojat në zhvillimet ekonomike e sociale të saj në vendin tonë, do të duan një kohë jo të shkurtër për t’u rikuperuar. Kësisoj, vlerësimet dhe arritjet e munguara në plotësimin e kritereve ekonomike, të paraqitura në progres-raportin e BE-së, duhet të konsiderohen një program nxitës reformues dhe integrues për ekonominë tonë.