E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza çon për gjykim dosjen e vrasjes së anglezit



LEZHË – Përfundon hetimi i vrasjes së një shtetasi anglez në Shëngjin disa muaj më parë nga dy të rinj shqiptarë dhe çështja pritet të kalojë për gjykim. Burimet zyrtare të policisë së Lezhës bëjnë të ditur se ekspertët e Policisë dhe Prokurorisë përfunduan hetimet në ngarkim të shtetasve Mario Pjetrushaj dhe Arlindj Vukaj. Ata akuzohen për “vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “fshehje të kufomës, të kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit anglez Eduart Krejthorn. Pas disa javësh hetime të vazhdueshme, u zbardh plotësisht ngjarja e ndodhur më 2 shkurt të këtij viti dhe tashmë gjykata pritet të japë vendimin e saj për dy autorët e masakrimit të shtetasit të huaj, i cili jetonte bashkë me familjen e tij në qytezën e Shëngjinit.

7 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›