A jeton ende Adriatik Rizvani, pas arratisjes së tij në vitin 1977?
Emisioni “Njerëz të humbur” në Vizion Plus, që transmetohet direkt çdo mbrëmje të shtunë, ka përcjellë vazhdimisht histori të tilla të pagëzuara me emrin “Ironi fati”. Mes historive të ironisë së fatit që ky emision trajtoi mbrëmjen e së shtunës ishte edhe ajo e një djali tiranas, të quajtur Kujtim Allkurti. Kujtimi erdhi në jetë më 17 tetor të vitit 1972 në Maternitetin e Tiranës. Pasi u dërgua në institucionin e fëmijëve të braktisur në moshën 2–vjeçare ai pati mundësinë të kishte një familje. Dy prindër nga qyteti i Tiranës vendosën ta birësonin kur dalluan mes shumë fëmijëve të tjerë buzëqeshjen e pandalur të Kujtimit. Vitet kalonin e Kujtimi rritej nën dashurinë dhe përkushtimin e dy prindërve të devotshëm që nuk e linin vetëm asnjë çast. Kujtimi vendosi të kërkojë nënë e tij në “Njerëz të humbur” pas shumë vështirësive për të marr një përgjigje për vendndodhjen dhe ekzistencën e saj në institucionet shtetërore. Informacionet e shumta nga qytetarët e Tiranës flisnin për një zonjë me emrin Vjollca, e cila kishte banuar para disa vitesh në Tiranë. Ky i fundit nuk dinte asgjë deri në momentin e fundit kur iu bë surpriza e madhe, teksa nëna e tij hyri përmes tunelit të “Njerëz të humbur” dhe pushtoi me mall Kujtimin, i cili u shokua nga ky takim i papritur, por aq shumë i dëshiruar prej tij. Nënë e bir nuk folën, vetëm u pushtuan për të shuar mallin e viteve aq të gjata pa njëri-tjetrin. Nëna e Besnik Hajdinit ka folur pas 14 vitesh me djalin e saj të shtunën në Vizion Plus duke i dhënë fund ankthit së saj. Besniku largohet nga Shqipëria në datën 2 maj të vitit 1994 drejt Italisë. Pasi mbërrin shëndoshë e mirë në Brindizi ai kontakton me familjen e tij në Shqipëri vetëm pas dy muajsh. Që prej këtij momenti ai nuk u bë më i gjallë për familjen. Ecejaket e familjes Hajdini nisin kalvarin e gjatë të denoncimeve në çdo institucion shtetëror, por pa marrë asnjëherë një përgjigje konkrete rreth djalit të saj. Interesimet nga “Njerëz të humbur” filluan me një kërkim konkret në Interpolin Shqiptar duke zbuluar detaje të reja të vendndodhjes së Besnikut. U zbulua se djali jetonte në Brindizi dhe se merrej me frutikulturë. Brenda disa ditëve “Njerëz të humbur” arrin ta lokalizojë atë në Brindizi. “Ma bëj hallall qumështin e gjirit, nënë, për gjithë këto vite që s`kam folur me ty”, - do të shprehej i përmalluar Besniku, duke emocionuar jo vetëm Sosen, por edhe vëllain e Besniku ishte fejuar me një shtetase italiane dhe shumë shpejt do të vinte në Shqipëri. Ishte një lajm që nëna e mori pas 14 vitesh falë kërkimeve të “Njerëz të humbur” në Vizion Plus. Prej gati katër vitesh familja Jaupi në Vlorë ka bashkëjetuar me dhimbjen, me hallet e shumta familjare e me pasigurinë për jetën e djalit të tyre. Në vitin 1990 Kujtim Jaupi u largua me eksodin e madh të emigrantëve jashtë Shqipërisë. Vendqëndrimi i tij ishte qyteti i Brukselit. Gjatë kësaj kohe Kujtimi kontaktonte rregullisht me familjen. Së bashku me bashkëshorten e tij, djali vjonjat kishte hapur një lokal pranë stacionit të trenit ne Bruksel. Në vitin 2002 ata vijnë në Shqipëri. Ishte pikërisht viti 2004 kur ai la tokën shqiptare për të mos u rikthyer më. Që nga ajo kohë, Kujtimi shkëputi kontaktet me familjen në mënyrë krejt të papritur dhe të çuditshme. Rasti i publikuar në emisionin e Aida Shtinos ngjalli një interes dhe dhembshuri të madhe tek shumë emigrantë shqiptarë nga Belgjika. Nuk do të zgjaste shumë dhe nga ana tjetër e telefonit u dëgjua zëri i 41-vjeçarit, i cili i dha fund barrës së rëndë të familjes Jaupi. Zëri i tij ishte një provë se ai ishte shëndosh e mirë dhe se shpejt do të mundohej të vinte personalisht në Shqipëri. Sonte në “Njerëz të Humbur” do të ndiqni: Arratiset nga Shqipëria në vitin 1976, por shfaqen shenja jete të tij pas shumë vitesh. Cila është historia e Adriatik Rizvanit dhe cilat janë faktet interesante nga jeta e mëpasshme e tij? A është verifikuar nëse vajza që punon në lokal është Aurora Latollari, apo jo? Deri ku kanë arritur kërkimet nga stafi i gazetarëve për të! Fatmir Rama troket në “Njerëz të Humbur” për të kërkuar nënën biologjike të tij. Ftesa është sonte në orën 21:00 “Njerëz të Humbur” nga Aida Shtino dhe stafi i gazetarëve në kanalin televiziv Vizion Plus.
7 Qershor 2008