Dy adoleshentë në pranga, vodhën makinën e firmës së sigurisë
DURRËS – Rreth tri javë më parë dy të rinj kanë grabitur materialet që ndodheshin brenda një makine, pronë e një firme sigurie, por më në fund janë zbuluar nga policia dhe janë prangosur. Burimet zyrtare të komisariatit të Durrësit bëjnë të ditur se pas hetimit dhe dokumentimit të ngjarjes së ndodhur më 18 maj të këtij viti, u bë i mundur ndalimi i shtetasve: A. Sh., lindur dhe banues në Lagjen Nr. 5 në Durrës, dhe S. M., lindur dhe banues në Lagjen Nr. 11 të këtij qyteti. Shoqërimi i 17-vjeçarit dhe 15-vjeçarit u bë pasi, të dy adoleshentët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pasi kanë thyer me mjete të forta xhamat e autoveturës tip “Volkswagen Passat”, me targa DR 7983 D, pronë e një firme private, kanë marrë në të: një njësi qendrore kompjuteri, dy radio marrëse-dhënëse, një telefon celular dhe dy USB. Në cilësinë e provës materialet u bë bllokimi i sendeve të vjedhura. Dy adoleshentet akuzohen për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim” dhe çështja na kaluar për hetim në organin e akuzës.
7 Qershor 2008