E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet në Itali nisin aplikimet në Ambasadën Italiane në Shkodër



Jonida Tashi
Ambasada Italiane bën publike rregullat që duhet të ndjekin të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në këtë vend. Aplikimi për të ndjekur studimet në Itali ka nisur ditën e martë të kësaj jave dhe të gjithë maturantët e interesuar, mund të nisin fazën e regjistrimit paraprak. Fillimisht secili prej tyre duhet të paraqitet tek kancelaria konsullore e ambasadës italiane në Tiranë me disa dokumente, të cilat jo vetëm duhet të jenë origjinale, por duhen shoqëruar edhe me fotokopje të noterizuara. Sipas njoftimeve zyrtare Ambasada Italiane në Tiranë duke, filluar nga muaji maj, pas orës 09, do të presë kandidatët për studentë në njërin nga fakultetet italiane, të cilët fillimisht duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit, e më pas të marrin në dorëzim një zarf brenda të cilit do të përfshijnë të gjitha dokumentet e nevojshme.
Formularët
Ato janë dy, formulari “Modello A dhe formulari “Autentica di foto”. Në formularin e parë, i cili është më i rëndësishëm, kandidati përcakton se cila do të jetë lënda ku dëshiron të studiojë, qyteti dhe universiteti. Pas plotësimit kandidatët nuk kanë të drejtë të ndryshojnë asgjë nga ato të dhëna që kanë deklaruar me shkrim. Të dy formularët duhet të plotësohen në çdo pjesë të tyre, Formulari “Modello A” (në dy faqe), Formulari “Autentica di foto” (një faqe). Vetëm pasi t’i keni plotësuar, bëni një fotokopje të thjeshtë të pa noterizuar për secilin formular: për formularin “Modello A” fotokopje para dhe mbrapa, ndërsa për formularin “Autentica di foto” një fletë.
Studentët
Studentët që kanë mbaruar shkollën e mesme duhet të dorëzojnë Dëftesën e Pjekurisë në origjinal. Në rast se e kanë humbur atë, duhet të dorëzojnë një vërtetim zëvendësues me fotografi, me notat e të katër viteve, së bashku me ato të provimeve të Maturës Shtetërore. Gjithashtu studentët që kanë në dorë këtë Dëftesë Pjekurie apo Vërtetim Zëvendësues duhet të kalojnë patjetër nga shkolla e mesme ku kanë mbaruar, e cila sipas rregullit të ri do i bashkëngjisë këtij origjinali edhe mesataren e të katër viteve dhe duhet të bëjnë fotokopje dy faqeve të para të pasaportës, e nevojshme edhe në plotësimin e formularëve dhe dy fotografi me ngjyra për pasaportë. Datat e zhvillimit të konkursit do të publikohen në 10 ditshin e parë të korrikut 2008. Ato do të bëhen publike nga Ambasada Italiane, ku kriteri bazë është që studentët ta kenë të njohur gjuhën italiane, para se të fillojnë procedurën e aplikimit për të drejtë studimi. Ju vëmë në dijeni se kush nuk e ka të mbrojtur gjuhën, nuk ka të drejtë të aplikojë.

Dokumentet
Kërkesa për regjistrimin paraprak (Modeli A)
Formulari i Autentifikimit të Fotografisë
Dëftesa e pjekurisë në origjinal
2 fotokopje të formularit A1
2 fotokopje të certifikatës së njohjes së gjuhës italiane, (CELI 3)
Origjinali si dhe dy fotokopje të plota të titullit të studimit
Fotokopje e dy faqeve të para të pasaportës
2 fotografi me ngjyra
Dokumentet duhet të futen në zarf mbi të cilin duhet të shkruhet qartë:
Emri dhe mbiemri i studentit
Universiteti, fakulteti, dega e studimit
Numri i telefonit (celular, telefon shtëpie, apo edhe adresë e_mail-i nëse ka)
Mesatarja e notave (për studentët që e kanë marrë dëftesën e pjekurisë)

7 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›