E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Ende nuk jemi mbledhur, por strategjia është e qartë

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, shprehet optimist se strategjia është e qartë, pra duke lënë të kuptohet do të fillojnë sërish protesta për hapjen e kutive. Por, Ngjela gjithashtu pohoi se deri më tani nuk ka marrë asnjë ftesë nga Partia Socialiste për protestat e ardhshme, duke shtuar se së shpejti pritet një organizim i ri kundër qeverisë, ku do të marrin pjesë të gjithë aleatët e protestat së 20 nëntorit. Unë mendoj se strategjia është e qartë.

Marrëveshja është bërë dhe ajo vijon të jetë në fuqi. Pra protestat do të vijojnë kundër tiranisë, madje dy herë më të fuqishme se ajo e 20 nëntorit. Për sa i përket datës konkrete se kur do të fillojë protesta e parë, ende nuk e kemi vendosur, ende nuk kemi pasur një komunikim me Partinë Socialiste, theksoi Ngjela. Kreu i PLD përjashtoi çdo mundësi që Partia Socialiste të mos i ftojë partitë e vogla në sfidën e rrallës për pavarësinë e institucioneve dhe kthimin e demokracisë në vend, duke besuar te marrëveshja e parë me Ramën. Madje Ngjela ka deklaruar se gjatë muajt janar kjo qeveri e ndritur mbi vjedhjen e votave, do të përballet me tubimet më të fuqishme që janë bërë ndonjëherë në vendin tonë. Absolutisht që protesta e opozitës pas festave do të jetë dy herë më e madhe se ajo e 20 nëntorit. Do të jetë një valë protestash të fuqishme për të shkallmuar tiraninë dhe për të sjellë votën e lirë në vend, ka thënë Ngjela. Gjatë turit të parë të protestave të opozitës për votën e lirë të iniciuar nga Edi Rama, Ngjela ka lëshuar ultimatumet dhe akuzat më të ashpra në drejtim të qeverisë. Madje Ngjela ka hedhur i pari idenë për hapjen e kutive nga ana e popullit, pavarësisht vullnetit të qeverisë për një gjë të tillë. Në daç ti hapi dhe në daç mos i hapi, ne do ti hapim vetë. Në kutitë e pahapura të 28 qershorit është mbërthyer kriza e vendit dhe opozita bashkë me qytetarët janë dhe do të jenë në shesh për të shkallmuar pushtetin e paligjshëm. Parlamenti nuk ka as një të qindin e potencës që ka opozita. Në rast se ky parlament ilegjitim do të kishte marrë vulën e opozitës, largësia e popullit me politikën do të ishte kaq e madhe sa nuk do të besonim më kurrë në demokraci, ka theksuar Ngjela.

Last Updated on E Marte, 05 Janar 2010 23:44

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›