E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformimi i sistemit te financimit

Spitalet rajonale duhet të rrisin shërbimin ndaj pacientit përndryshe rrezikojnë të humbasin fondet që lëvrohen nga Buxheti i Shtetit. Me reformimin e sistemit të financimit ato do të marrin aq para sa do t’u duhen për t’ju shërbyer pacienteve që drejtohen aty dhe jo me shumën fikse të cilën kanë marrë deri tani pavarësisht punës që kanë bërë dhe cilësisë që kanë ofruar. Mungesa e një mirëmenaxhimi të buxhetit, aktualisht, sipas drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana shoqëruar dhe me mungesën e autonomisë spitalore, nuk stimulon ofrimin e shërbimeve eficiente e njëkohësisht nuk rrit besimin e pacientit tek sistemi shëndetësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›