Tritol shtyllave te tensionit 6 ne pranga

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Lezhës për vendosje të tritolit në shtyllat e tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës ditën e dytë të këtij viti. Policia lokale bëri të ditur se këta persona rezultojnë gjithashtu edhe protestues të 21 janarit, si dhe janë persona me precedentë penalë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta të arrestuar dyshohet të jenë paguar për vendosje të tritolit me qëllim destabilizimin e situatës. Sipas Drejtori të Policisë së Lezhës, Muharrem Furriku, të arrestuarit janë Besmir Lugina, Xhevahir Lugina, Mhill Theti, Gazmir Dedaj, Aleksandër Boka dhe Ernest Preçi.