Emigrantët, forcohet leku në tregun valutor
02/08/2010 Euroja është shitur dje vetëm me 136 lekë, ndërkohë pritet sërish rënie
Monedhat e huaja fillojnë të humbasin terren ndaj monedhës vendase
Kjo javë krahasuar me një javë më parë ka sjellë një zhvlerësim të lehtë të valutave në raport me monedhën kombëtare lek. Sezoni turistik dhe kthimi i emigrantëve për pushime prej disa javësh po jep efektet e tij në kursin e këmbimit të lekut me euron dollarin dhe paundin. Sic ka ndodhur për 4 javë me radhë edhe kjo javë mbyllet me rënie të vlerës së dy valutave kryesore euro dhe dollar. Në mesditën e kësaj të diele në tregun valutor të Tiranës një euro këmbehej në blerje me 136 lekë në një kohë që një javë më parë kursi i këmbimit ishte fiksuar në 136.5 lekë. Kjo javë pra ka sjellë një zhvlerësim të euros me rreth 0.5 lek. Këto vlera janë të përafërta edhe me kursin zyrtar të këmbimit i fiksuar nga banka qendrore. Ndërkohë sipas shifrave të mesditës të së dielës rezulton që dollari të jetë zhvlerësuar edhe më shumë. Ai këmbehet me 104.1 lekë në një kohë që një javë më parë këmbehej 105 lekë, pra me zhvlerësim prej 0.9 lekësh. Me rreth 0.6 lekë ndryshon kursi i këmbimit për shitjen e monedhave të huaja, duke patur një marzh të njëjtë fitimi mes blerjes e shitjes për njësitë valutore. Sipas ekspertëve kjo tendencë që është vënë re gjatë gjithë muajit korrik për shkaqe të njëjta pritet të vazhdojë edhe muajin tjetër. Papunësia e emigrantëve shqiptarë në këto shtete bënë që ata të sjellin më pak kursime në Shqipëri çka ka sjellë që monedhat e huaja të mos pësojnë ulje shumë të ndjeshme. Por ajo që vlen për t’u theksuar është se edhe bankat e nivelit të dytë në Shqipëri këtë verë nuk kanë reklamuar norma të favorshme iteresi për depozitat, në mënyrë që të thithin sa më shume kursime nga emigrantët.
Parashikimi
Sipas agjentëve valutorë, kjo situatë është sezonale dhe ka ardhur si pasojë e prurjeve të emigrantëve. Sipas tyre, parashikohet që ky nivel kursi euro/lekë do të jetë edhe gjatë muajit gusht. Parashikimi i ekspertëve të ekonomisë është se kjo situatë nuk do të vazhdojë gjatë, pasi me largimin e emigrantëve leku do të rinisë të zhvlerësohet. Duke qenë se pjesa më e madhe e tregtisë së vendit bëhet nga shtetet fqinje Greqi e Itali, edhe kursi i këmbimit varet nga zhvillimet ekonomike të tyre