Refuzim djathtist për Haradinajn

Presidenti Fatmir Sejdiu nuk pajtohet me propozimin e liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj që të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Këtë propozim Haradinaj ia kishte bërë presidentit Sejdiu përmes një letre në janar, duke e ftuar që LDK’ja dhe AAK’ja të garojnë së bashku në zgjedhjet e parakohshme, që sipas Haradinajt, do të duhej mbajtur më 20 qershor të këtij viti.
Nëse do ta pranohej kjo ofertë , atëherë Fatmir Sejdiu, që është edhe lider i LDK’së, do të ishte bartës i listës së përbashkët, i pasuar nga Ramush Haradinaj, Eqrem Kryeziu, Blerim Shala...
Kreu i AAK’së nuk ka marrë përgjigje deri të martën, kur presidenti Sejdiu pranoi kërkesën e Haradinajt për takim në Presidencë.
“Është biseduar për temat aktuale dhe njëkohësisht për kërkesën e zotit Haradinaj për ndaljen e keqqeverisjes dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja”, ka thënë Avni Arifi, të martën për Express.
Sipas Arifit, i cili është këshilltar politik i Haradinajt dhe ka qenë i pranishëm në takim, presidenti Sejdiu është kundër mbajtjes së zgjedhjeve para nëntorit të vitit 2011, kur është afati kohor kushtetues për zgjedhjet e ardhshme nacionale.
“Presidenti Sejdiu nuk shprehu gatishmërinë që të ketë zgjedhje, sepse konsideron se duhet të vazhdohet me mandatet e fituara në zgjedhjet e nëntorit 2007 deri në zgjedhjet e rregullta”, ka thënë Arifi.
Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nuk shihet si opsion i mençur as nga Ambasadori i SHBA’së në Prishtinë, Christopher Dell. Ai konsideron se Kosova ka humbur shumë kohë me zgjedhjet lokale dhe gjatë këtij viti e pret një agjendë aspak e lehtë.
Por, cilat janë arsyet që presidenti Sejdiu nuk dëshiron parlament të ri para vjeshtës së vitit 2011?
“Zgjedhjeve të parakohshme zakonisht u paraprin situata të jashtëzakonshme, eventualisht jostabiliteti qeveritar. Për fat të mirë ato s’i kemi në Kosovë dhe besojmë që mandati aktual i deputetëve kosovarë duhet të respektohet”, ka thënë zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri.
“Presidenti Sejdiu mbetet fuqimisht i përcaktuar për respektimin e ligjit dhe Kushtetutës”, ka theksuar ai.
Lideri i partisë më të zëshme opozitare, Haradinaj, ka bërë çmos që të ndërtojë një partneritet të ngushtë me LDK’në, duke e parë si opsionin më të pëlqyer përmes të cilit do të provonte të rikthehet në pushtet.
Çfarë do të bëjë AAK’ja pas këtij refuzimi?
“Ne do t’i kthehemi vetvetes në kuptim të asaj se ne do t’i kthehemi rolit të plotë opozitar. Do të vazhdojmë punën tonë. Kemi pasur rritje të dyfishtë, me tendencë të qartë që në zgjedhjet e ardhshme të jemi sa më të fortë që të jetë e mundshme”, thotë Avni Arifi.
AAK’ja është partia që ka kritikuar më së shumti Qeverinë Thaçi, por gati gjithmonë ndaj bartësve të pushtetit që vijnë nga radhët e PDK’së, partnerit të madh në koalicionin qeveritar.
Arifi nuk pajtohet me këtë vlerësim.
“Kjo është qeverisja PDK-LDK. Meritat dhe përgjegjësitë do t’i ndajnë së bashku”, ka thënë ai.
“Askush nuk mund të thotë se nuk kemi qenë opozitë edhe ndaj LDK’së. Atë e shohim si pjesë e kësaj qeverisjeje dhe do të përpiqemi që, nëse është shkaktuar konfuzion që kjo është vetëm Qeveri e PDK’së, atë konfuzion ta eliminojmë”, ka shtuar Arifi.
Ndryshe, për takimin Sejdiu-Haradinaj, Zyra e Presidentit ka njoftuar përmes një kumtese. “Në takim u bisedua për gjendjen aktuale në Kosovë, ndërsa vëmendje iu kushtua nevojës së shtimit të efikasitetit të punës së pozitës dhe opozitës, për të mirën e qytetarëve dhe të vendit. Po kështu, u bisedua edhe për zgjedhjet, si dhe nevojën e veprimeve që do të ndikonin në mënjanimin e disa dobësive që janë paraqitur në zgjedhjet e fundit lokale”, thuhet në këtë kumtesë.
Presidenca thotë se është shtruar edhe nevoja e bashkëpunimit të të gjithë faktorëve politikë, që të mënjanohen dobësitë e shprehura në fusha të ndryshme, të cilat ngadalësojnë zhvillimin e vendit dhe ndikojnë në jetën e qytetarëve.
“Takimi i Presidentit Sejdiu me z. Haradinaj u zhvillua në kuadër të diskutimeve të vazhdueshme që Presidenti ka me liderët e partive politike”, përfundon kumtesa.