Shalsi: Ligji i SHISH të diskutohet me PS

Partia Socialiste ka deklaruar sot me anë të deputetit, Eduard Shalsi se qeveria duhet të diskutojë me opozitën dhe shoqërinë civile ligjin për Shërbimin Informativ Kombëtar.
"Partia Socialiste është e vendosur të mbrojë me çdo mjet demokratik institucionet e pavarura ndaj dhe e paralajmërojmë Sali Berishën të heq dorë nga skenari satanik i uzurpimit të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe i rikërkojmë vendosmërisht që ketë ligj të rëndësishëm ta bëj pjesë të një diskutimi të hapur dhe transparent me opozitën, shoqërinë civile dhe partnerët tanë ndërkombëtarë", u shpreh Shalsi.
Ai shtoi se legjitimiteti i një qeverie duket, jo vetëm në datën e zgjedhjeve, por edhe në mënyrën sesi drejton më vonë.
"Legjitimiteti demokratik i një qeverie nuk buron thjesht dhe vetëm nga data e zgjedhjeve. Legjitimiteti demokratik i një qeverie provohet dita-ditës me mënyrën se si përballon sfidat e zhvillimit dhe me mënyrat se si zgjidh situatat problematike të reja dhe të papritura që dalin", u shpreh Shalsi.