E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet dilema e Gjakovës

Gjykata Kushtetuese nuk do të pranojë argumentet në padinë e Mimoza Kusarit për sa i përket ligjshmërisë së vendimeve për procesin elektoral për kryetar komune të Gjakovës, kanë thënë të martën burime të Gazetës Express.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht masa e përkohshme, do të publikohet më së largu këtë të premte.

Kandidatja e AKR’së për Kryetare te Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila pati argumentuar se certifikimi i rezultatit zgjedhor për Kryetar të Gjakovës është bërë në kundërshtim me ligjin dhe pa u shqyrtuar në tërësi ankesat e saj. Ajo nuk e njeh fitoren e kandidatit të AAK’së, Pal Lekaj.

Për rastin e Gjakovës, Gjykata Supreme ka mbajtur një seancë dëgjimore para dy javësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›