I vazhdohet mandati Feithit

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, në mbledhjen që e mban nesër, pritet t'ia vazhdojë mandatin përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith. Zëdhënësja e Presidencës së BE-së, Cristina Gallach, ka thënë se bëhet fjalë për një procedurë të rregullt të brendshme.
“Mandati i Feithit dhe mandati i përfaqësuesve të tjerë special, do të vazhdohen të enjten në mbledhjen e Këshillit të ministrave për punë të brendshme dhe drejtësi”, ka thënë Gallach.
Ajo ka deklaruar se vazhdimi i mandatit të Pieter Feithit tashmë është dakorduar dhe se aprovimi zyrtar i këtij vendimi është lënë për të enjten, në kategorinë e çështjeve procedurale.
Edhe shefi i diplomacisë sllovake, Miroslav Lajcak, ka deklaruar se përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Pieter Feith, mund të vazhdojë të kryejë këtë funksion. Sipas tij, Feith duhet të përfaqësojë vendet anëtare të BE-së.
Lajcak ka përsëritur qëndrimin se vendet anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim unik për statusin e Kosovës. “Mandati i Pieter Feithit është të përfaqësojë BE-në, që do të thotë se përfaqëson të 27 shtetet anëtare - dhe duhet ta respektojë dhe qëndrimin e secilit shtet veç e veç”, ka thënë Lajcak.
Megjithëkëtë Lajcak ka deklaruar se BE-ja nuk qëndron prapa planit të Feithit për integrimin e pjesës veriore të Kosovës.